Janë asfaltuar rrugët në lagjet “Hyseni” e “Emërllahu” në Ramjan
Viti – Në kuadër të projektit për zhvillim rural e lokal, ku është paraparë edhe përmirësimi i infrastukturës rrugore nëpër lokalitete, është bërë asfaltimi i rrugëve të lagjeve Hyseni e Emërllahu në fshatin Ramjan.
Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka vizituar këto rrugë, për të parë nga afër punimet që janë kryer aty.
Haliti ka theksuar se Institucionet komunale do të vazhdojnë të jenë të përkushtuara për mirëqenien e qytetarëve të komunës së Vitisë, duke iu mundësuar një infrastrukturë më të mirë.
Ai ka thënë gjithashtu se po punohet në terren pa ndërprerë që të kryhen gjitha projektet e parapara për këtë vit./rajonipress/


