UBT

Janari i Dhimbjeve të mëdha!

/ 5 minuta lexim
GRANDEMALL

Nga Arbër R. Ismajli – Disa ndodhi të tmerrshme të historisë kombëtare na rrinë në mendje të varura si ora në mur. Na rrinë përballë, për të na kujtuar se ato legjenda janë aty, akoma këmbëngulëse në tërheqjen e vëmendjes ndërkombëtare në ruajtjen e identitetit tone kombëtar. Por ne nuk mund të sillemi njëlloj ndaj tyre, derisa koha kalon.

Edhe pse kujtesa e njeriut është e koduar të regjistrojë dhe të ruajë tërësisht faktet e një realiteti, por jo tërësisht historia ruan emocionet shoqëruese të tyre. Ndjeshmëria që kemi përjetuar derivohet në kohë dhe tretet me kohën, duke shkuar herët a vonë, drejt shuarjes jo tek ne, por tek pasardhësit tanë sigurisht që po, ngase ata sot nuk mësojnë se nismëtar të luftës për liri, pavarësi e demokraci të Kosovës ishin edhe disa njerëz që qëndronin besnik në vizionin për liri të cilit i printe Presidenti Rugova e duke mos harruar se lufta për liri kombëtare nisë nga periudha e bekuar e Skënderbeut e sikur të gjithë emrat e mëdhenj edhe Skënderbeu u shua mu në muajin janar.

Sot kur duhet të protestohet e të kërkohet zbardhja e vrasjes se kolonel Tahir Zemajt me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin, na del një top storie me “Komandantët e Stupcave” dhe faktorizohet aq shumë një emision humoristik sa qe organizata që do duhej të kërkonte vrasjen e Zemajve e harron misionin e saj dhe del me reagime kundër artistëve të njohur si “Stupcat”!

Mos të harrojmë se ndodhitë e këqija na vijnë nga thellësia e së shkuarës si momente të ngrira. Mjaft prej këtyre ndodhive, patën brenda jo pak mort e zi, emra të vuajturish dhe emra të vdekurish. Shumë shpirtra kanë flatruar të trembur nga kjo botë e ndyrë, për shkak të këtyre ndodhive, që hynë në histori si gjëma. Ky paska qenë fati ynë, ku mu ky muaj që po e jetojmë është i mbushur me plotë e përplot ditë zie për kombin tonë. Sot më 4 janar bëhen plot 13 vite që kur nga një pritë e organizuar vritet në pabesi njeriu që mban vulën e lirisë Kolonel Tahir Zemaj, vrasja e Zemajt me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin i cili ishte kryetar i FR të LDK-se në Deçan, mbetet e mbuluar në harresë sikurse edhe vrasja e Ministrit të mbrojtjes Kolonel Ahmet Krasniqi.

Gjëmat e janarit kanë shoqëruar historinë tonë kombëtare në luftë për liri, pavarësi dhe demokraci. Asnjë popull tjetër nuk mban mend humbje kaq të mëdha gjatë këtij muaji, humbje këto të padrejta. Na kujtohen lajmet e kobshme të vrasjes së heronjve Jusuf, Bardhosh Gervalla dhe Kadri Zeka, ata u vranë e në popull mbeten për të mos ikur kurrë si ikona që simbolizojnë luftën për liri të Kosovës.

Uji Dea

Nuk janë të pakta as ngjarje të tjera të muajit të acarit, mbajmë mend janarin e 2006, ku koha bëri një ndalesë dhe iku për të mos u harruar kurrë themeluesi dhe ideatori i lirisë, pavarësisë dhe themeluesi i shtetit të Kosovës, Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, humbje kjo që nga populli dhe bota u vlerësua si vdekje e shekullit. Janaret, kombin tonë e përcollën me vrasje ordinere, vrasje politike, e që të gjitha kanë krijuar një etikë të kobshme për muajin janar, ku dhimbja pushton gjithnjë e më shumë këtë muaj përvjetorësh të epokës së lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Mendimi se koha, në njëfarë mënyre, është aleate e pushtetit, përbën një parim, i cili në çdo rast shprehet me fjalën e vjetër: “Çudia më e madhe zgjat vetëm tri ditë!” e qe mendoj se storiet me “Komandantet e Stupcave” s`duhet t`na bëhen perde për të harruar vrasjet jo vetëm të manareve, por edhe të muajve të tjerë ngase ne si komb e në veçanti si LDK kemi humbur shumë emra të mëdhenj si heronjtë e fjalës së lirë dhe pavarësisë Enver Maloku e Xhemajl Mustafa, Smajl Hajdaraj si dhe emra tjerë të mëdhenj siç janë Ismet Raci, Shaban Manaj, Bekim Kastrati, Bardhyl Ajeti, Haki Ymeri, Besim Dajaku të cilët u vranë në pabesi e që sot më shumë se kurrë i mungojnë kësaj toke të përgjakur dhe vrasjet e këtyre tribunëve të kombit duhet të zbardhen ngase siç duket ndjesira të dhimbshme me sa duket prodhuan gjithmonë janaret shqiptar.

Për fund, duke kujtuar janaret e dhimbjeve e ku dhimbja nuk shuhet, aty ku gjaku rrjedh e zjarri i zemërimit nuk shuhet, por fiton një përmasë të re. Dhe kjo është e kuptueshme. plagë dhe prush për janaret, për të ngritur zërin e arsyes të mos ndodhe ngrirja. Fakti se kjo është një histori që ndodh si rrallëkund në planet, sot ta çojmë ulërimën e dhimbjes në qiell, si një përpjekje për të zbardhur ato vrasje, të ngrisim zërin që zëri jonë nëse askënd tjetër të zgjojë perëndinë, që të paktën perëndia, të vërë dorën e saj në këtë copë të mjerë e të dhimbshme të zbulimit të vrasjeve tinzare në Kosovë!

(Autori është Shef i kabinetit i kryetarit të Gjilanit dhe anëtar i kryesisë së LDK-së dega Gjilan)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.