Mobi Casa

James Rubin dekorohet me Medaljen Presidenciale të Meritave

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim ish-ndihmës sekretarin e Shtetit të SHBA-së për marrëdhënie me publikun, James Rubin.

Presidentja Jahjaga e falënderoi ish ndihmës sekretarin e shtetit, Rubin për angazhim dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm për Kosovën gjatë periudhës së luftës që ndihmoi në vendosjen e paqes dhe lirisë dhe të zhvillimit të vendit për të gjithë qytetarët e tij, si dhe pas luftës në ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe konsolidimin ndërkombëtar të tij.

Presidentja Jahjaga tha se ndihma e SHBA-së për Kosovën është jetike dhe mbështetja për proceset demokratike jo vetëm në Kosovë por edhe për gjithë rajonin e Evropës Juglindore është e nevojshme, sepse garanton paqen dhe stabilitetin.

Uji Dea

Presidentja Jahjaga në nderim për kontributin, veprimtarinë dhe angazhimin në afirmimin e çështjes së Kosovës, e dekoroi James Rubin me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Ish-ndihmës sekretari i shtetit i SHBA-së, James Rubin, e falënderoi Presidenten për mikpritjen dhe për medaljen e dhënë. Ai tha se Kosova ka shënuar një përparim të madh ndër vite dhe ajo po tregohet si një rrëfim i suksesit të përbashkët. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.