HW

“Jam gati”, Ernest Muçi paralajmëron Poloninë: Është ndeshje historike!

/ 2 minuta lexim
HW

Ernest Muçi ka folur para ndeshjes që Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj Polonisë, sfidë kjo e vlefshme për një kualifikim në finale, për të tentuar më pas shanset drejt Kupës së Botës.

Në një intervistë të dhënë për gazetarin Elvis Rexha në Superspoort, sulmuesi ka nënvizuar rëndësinë e një përballje të tillë, por shton se në fushë do të hyjë për të dhënë më të mirën që Kombëtarja shqiptare të kap “ëndrrën” e madhe dhe t’i bëjë të gjithë krenarë.

“Është një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Jemi gati për të kaluar këtë raund dhe për të shkuar në ndeshjen finale. Polonia është një ekip i fortë, normal ata luajnë në shtëpinë e tyre, por ne kemi ardhur këtu për të fituar dhe që t’i bëjmë të gjithë krenarë.

Unë gjithmonë jam gati për të dhënë më të mirën për Kombëtaren, pastaj është trajneri ai i cili vendos, por më e rëndësishmja është që ekipi të fitojë dhe të arrijmë këtë rezultat historik, pastaj shpresoj që të bëjmë një ndeshje sa më të mirë dhe të fitojmë. Trajneri kur të më thërrasë unë do të jem gati”, është deklaruar Muçi.

HW

25-vjeçari potencon se niveli i kundërshtarit është i dukshëm, ndaj dhe vigjilenca duhet të jetë maksimale për çdo top që kalon përmes polakëve.

“Janë ekip shumë fizik, shumë i gjatë. Duhet të jemi shumë vigjilentë sepse topat e tyre do të jenë shumë të fortë dhe agresivë për t’i bërë ballë. Megjithatë ne jemi ekip me shumë kualitet lojtarësh dhe besoj se aty do ta bëjmë diferencën.

Unë gjithmonë kur futem në fushë parandjej që do të shënoj. Rëndësi ka që të fitojmë, e thashë edhe njëherë është një ndeshje që të gjithë e presin, të gjithë duam që të fitojmë”, përfundoi sulmuesi kuqezi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.