Uji Dea

Jakupi: Zgjedhjet të mos e zbehin punën e administratës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Amir Jakupi, monitorues në projektin që menaxhohet nga KDI-ja, ka bërë apel në drejtim të institucioneve komunale, që ethet zgjedhore të mos e zbehin funksionimin e administratës komunale dhe përpjekjet e saj për ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët.

“Të mos përsëriten praktikat e mandateve të kaluara, ku pothuaj e tërë administrata përfshihej në procesin zgjedhor, disa me vullnet e të tjerë nën presion. Zgjedhjet nacionale nuk duhet ta çrregullojnë funksionimin e institucioneve komunale dhe nuk duhet të krijojnë ngecje artificiale në kryerjen e obligimeve dhe detyrave nga shërbyesit civilë”, ka theksuar Jakupi, raporton rajonipress.

Eco Higjiena

Ai ka kërkuar nga partitë që e qeverisin Kamenicën, të mos shfrytëzojnë asetet publike e as burimet njerëzore për qëllime të fushatës elektorale.

“Administrata Komunale, punonjësit arsimorë dhe ata të shëndetësisë, duhet të punojnë të qetë, pa presione e të mos përfshihen në ethe zgjedhore. Kujdes të veçantë duhet të kihet në mospërfshirjen e nxënësve në tubime elektorale”, është apeli i Jakupit./rajonipress/