Fundamenti

Jakupi: Lufta kundër korrupsionit publik sfidë dhe prioritet

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Rabije Jakupi tha se preokupim dhe sfidë permanente e kësaj prokurorie mbetet luftimi i kriminalitetit të të gjitha formave e në veçanti luftimi i korrupsionit publik, ku po shfrytëzoj rastin të inkurajoj qytetarët që mos të hezitojnë në lajmërimin e rasteve të korrupsionit se pa luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk ka as sundim të ligjit.

Prokuroria Publike Komunale ka arritur t`i zgjidhë 99 % të kallëzimeve penale derisa vetëm gjatë vitit 2012 janë regjistruar 702 lëndë të veprave kundër pasurisë, pastaj 425 vepra penale kundër trupit dhe jetës tha kryeprokurorja Rabije Jakupi për rajonipress.

Prokuroria Publike Komunale në Gjilan ka arritur të krijojë një rezultat pozitivë si në zgjidhjen e lëndëve ashtu edhe në luftën kundër korrupsionit e dukurive tjera negative në shoqëri. Rabije Jakupi është kryeprokurore komunale në Gjilan e cila për rajonipress tregon për sfidat që e përcjellin këtë institucion duke filluar nga mungesa e lokaleve meqë ende vazhdojnë të punojnë në një objekt privat.

Jakupi tha se transparenca dhe rritja e besimit tek publiku në punën e Prokurorive, janë parime bazë në udhëheqjen dhe punën e saj . “Prokuroria Komunale në Gjilan, nga fillimi i vitit 2011 veprimtarin e vet e zhvillon në një objekt privat me zyre të improvizuara për regjionin e Anamoravës e që legjislacioni i saj përfshin Komunat, Gjilan, Viti, Kamenicë, ndërsa me decentralizim edhe komunat Novoberdë, Kllokot, Partesh dhe Ranillug.

Në këtë periudhë kohore, në këtë nëntëmujor kjo prokurori ka pranuar dhe proceduar kallëzimet penale për personat madhor dhe të mitur, si dhe lëndë të tjera. Ajo thotë se është e kënaqur me punën e prokurorëve.

ARKATANA

Prokurorisë Komunale në Gjilan, nuk i kanë munguar as sukseset në luftën kundër kriminalitetit e kjo u dëshmua edhe sipas raportit për punën e Prokurorive të Kosovës për vitin 2011, raport ky i publikuar nga zyra e statistikës dhe analitikës të Prokurorit të shtetit ku jemi treguar efikas për nga numri i lëndëve të zgjidhura.

Jakupi tha se gjatë vitit 2011, janë pranuar 3217 kallëzime penale, për të rritur me 4167 persona, për këtë vite kalendarik, derisa kjo prokurori ka arritur t`i zgjidh 99.99 % të kallëzimeve penale.

Gjatë vitit 2012 ( periudhë raportuese), sipas grupeve të veprave penale për këtë regjion radhiten veprat penale kundër pasurisë, me gjithsej 702 lëndë, veprat penale kundër jetës dhe trupit gjithsejtë 425, veprat penale kundër sigurisë se trafikut publik gjithsejtë 366 , veprat penale kundër rendit publik dhe veprimeve juridike –314 , veprat penale kundër lirive dhe të drejtave të njeriut 100 , veprat penale kundër detyrës zyrtare 35, veprat penale kundër shëndetit publik 30 , veprat penale kundër sigurisë së përgjithshme dhe pasurisë 70, veprat penale kundër administrimit të drejtësisë 30, veprat penale kundër ekonomisë së Kosovës 4, veprat penale kundër martesës dhe familjes 6, veprat penale kundër integritetit seksual 7, veprat penale kundër Kosovës dhe banorëve te saj 27, veprat penale kundër mjedisit, kafshëve, bimëve, dhe objekteve kulturore 275, veprat penale nga marrëdhënia e punës 4.

Jakupi tha se preokupim dhe sfidë permanente e kësaj prokurorie mbetet luftimi i kriminalitetit të të gjitha formave e në veçanti luftimi i korrupsionit publik, ku po shfrytëzoj rastin të inkurajoj qytetarët që mos të hezitojnë në lajmërimin e rasteve të korrupsionit se pa luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk ka as sundim të ligjit./rajonipress/

Mund të ju interesoj: