KKVITI

Jakupi: Gjuha e urrejtjes tensionon ditën e balotazhit

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kamenicë – Java e fushatës për balotazhin që do të zhvillohet më 19 nëntor ka sjellë ashpërsim të fjalorit politik dhe shtim të akuzave ndërmjet kandidatëve në garën për kryetar të Kamenicës.

Sipas gazetarit Amir Jakupi, ky është një reflektim i mungesës së kulturës për debat politik dhe mungesës së ofertës konkrete për qytetarët.
“Gjuha që po përdoret kandidatët, por edhe përfaqësuesit e partive në koalicion, është tregues se nuk po zgjidhen mjete për të ardhur në pushtet. Kjo gjuhë urrejtjeje rrezikon ta tensionojë gjendjen në ditën e balotazhit. Iu bëjmë thirrje partive që të përmbahen nga deklaratat që nisin edhe urrejtje ndëretnike”.

RCCOLA

Përmendja e çështjeve ndërpersonale, përfshirja e familjarëve në debate dhe akuzat ‘Iu ke thënë serbëve ashtu’ duke thënë se ‘M’ka thënë ai apo ajo’ e pa ofruar dëshmi, tejkalojnë kufijtë.
“Mendoj që me këtë gjuhë partitë do të mobilizojnë militantët, por do të humbin votuesit e papërcaktuar. Kjo gjuhë do të ndikoj edhe në polarizimin e situatës dhe përplasje mes militantëve partiak në ditën e zgjedhjeve”, është shprehur Jakupi./rajonipress/