Jakup Vrapqani, u zgjodh kryetar i AKR-së në Koretin
Kamenicë – AKR – Aleanca Kosova e Re, e ka mbajtur Kuvendin e Nëndegës në Koretin. Kryetari i Degës Fatmir Matoshi, ka thënë se Koretini po e vulos përcaktimin qytetar që qeverisja e ardhshme komunale të drejtohet nga AKR-ja.
”Vullneti juaj për ndryshimin e gjendjes ekonomike e sociale në Kamenicë është një shtytje më shumë për strukturat e AKR-së që të punojnë pandërprerë për të fituar besimin qytetar dhe për ta bërë realitet këtë ndryshim. AKR-ja sot është më e fuqishme se kurrë më parë, dhe Dega e Kamenicës ka mbështetje të parezervë të Presidentit Pacolli, njeriut të vetëm që aktualisht mund ta zhvillojë këtë vend” ka thënë Matoshi.
Kuvendi zgjodhi kryesinë 13 anëtarëshe, ndërsa ish Kryetari i Bashkësisë Islame të Kamenicës, Profesor Jakup Vrapqani u zgjodh Kryetari i AKR-së në Koretin.
Ai është Master i Administratës Publike dhe Master i Gjuhës Angleze./rajonipress/


