Eko Higjiena

Jakup Krasniqi i dyshuar për krime lufte, merret në pyetje nga EULEX

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Jakup Krasniqi ka mbërritur në EULEX, ku pritet të merret në pyete në lidhje me dyshimet për krime të luftës.

Ai ka arritur te Zyrat e EULEX’it në dalje të Prishtinës me vetura të Kuvendit të Kosovës, raporton gazetari i Express.

_________________

Kryeparlamentari Krasniqi i dyshuar për krime lufte, sot merret në pyetje nga Prokuroria

Kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi pritet të përballet sot me një Prokuror ndërkombëtar, i cili ka vënë emrin e tij në listën e të dyshuarave për krime lufte në procesit që tashmë quhet “Grupi i Drenicës”

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, i cili ka qenë njëri nga anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së, gjatë ditës do të mund të merret në pyetje si i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile, gjatë periudhës 1998-1999, thonë burime të lajmi.net.

Uji Dea

Siç thuhet, varësisht nga rezultatet e hetimeve, Jakup Krasniqi mund të përfshihet në aktakuzën që tashmë ngritur për Sylejman Selimin, Ismet Haxhën, Nexhat Çubrelin dhe Shefki Hysenin.

Ndryshe gazetari Milaim Zeka në prononcimin e parë para mediave pas bastisjes së kryer nga EULEX, ka zbuluar disa prej bisedave që i ka pasur me dëshmitarët e mbrojtur.

Ai ka akuzuar EULEX’in se ka nxitur ose paguar dëshmitarët që të bëjnë deklarime kundër personave të caktuar.

Sipas tij, për shkak të kësaj disa dëshmitarë kanë përdorur imagjinatën përtej çdo kufiri. Në mesin e të cilave ishte edhe rasti i një dëshmitari, që rrëfen se kur i kanë dërguar në fshatin Likoc në Drenicë, të burgosurave ish-zëdhënësi i UÇK’së, tash Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi iu ka prerë flokët dhe me të njëjtat gërshërë i ka prerë edhe buzën.

Ndërkohë, Gazeta Express ka bërë përpjekje të marrë një qëndrim nga Kryeparlamentari Krasniqi, por kjo ka qenë e pamundur. As stafi i tij s’ka dashur ta komentojë këtë lajm, derisa në EULEX kanë thënë s’mund të japin ende kurrfarë informacioni zyrtar./express/