Fundamenti

Jakup Haxhiu përfundimisht del i pastër, edhe nëna e 12 vjeçares në Viti thotë se nuk ka pasur inskenime politike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nëna e 12 vjeçare në Viti thotë se vajza e saj nuk është dhunuar nga askush, ndërsa e ka mohuar se ka pasur inskenim politik. Ajo thotë se duhet të ndalen etiketimet nëpër media ndaj familjes së saj.

“Sqarim për opinionin e gjerë, të nderuar qytetarë të Vitisë, meqë tema e ditës dje ishte akuza e kundër akuza për inskenime të rastit të vajzës tonë të mitur e cila fatmirësisht tani është në gjendje më të mirë psikologjike, ju themi sinqerisht se asnjë lloj inskenimi nuk ka ekzistuar dhe asnjë politikë apo parti nuk ka gisht këtu, e themi me bindje të plotë. Janë shumë të ulëta pretendime të tilla, meqë vajza jonë si një adoleshente ka qenë shumë e turbullt me deklarata, ajo as nuk ka pësuar dhunim e asgjë tjetër pos që ka dashtë të marrë vëmendje si e re që është! Andaj ju lutemi si familje te ju ktheheni normalitetit, meqë ne e pamë të udhës të ndalim këtë kaos dhe etiketime që po bëhen!”, shkruan ajo në rrjetin social Facebook.

Eco Higjiena

“Edhe ju lutem mos e lakoni në media më emrin tonë do të ndjeheshim keq!!”, përfundon ajo në shkrimin e saj.

Ndërkaq burimet tona brenda Prokurorisë së Gjilanit tha se tashmë dihet se Jakup Haxhiu është i pastër dhe se ata janë marrë seriozisht me rastin, madje ka pasur hetues enkas nga Prishtina që e kanë hetuar rastin dhe pritet që të jepet edhe një sqarim për publikun./rajonipress/