Fundamenti

Jakup Haxhiu dhe Arben Jakupi dalin të pastër, mesazhet ishin të montuara

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në raportin e hetuesve që e kanë deponuar në Prokurorinë Themelore të Gjilanit është thënë se pas ekzaminimit të dy telefonave është konstatuar se nuk ka pasur asnjë komunikim në viber në mes të Jakup Haxhiut dhe Arben Jakupit. Ne i kemi analizuar me kujdes dy telefonat e tyre dhe përveç që nuk i kemi gjetur ato komunikime, ne e kemi vërtetuar se aty nuk ka pasur as ndërhyrje e as shlyerje të bisedave mes tyre thuhet në raportin e ekzaminimit.

Burimet tona të sigurta nga Prokuroria Themelore e Gjilanit kanë thënë se tashmë raporti i Forenzikës është deponuar në këtë institucion nga ana e hetuesve të Krimeve të Rënda.

Krimet e rënda, ekzekutimi i dëshmive ka konstatuar se nga Prokuroria Themelore e Gjilanit është pranuar vendimi për ekzaminimin e dëshmive të sekuestruara nga personat e dyshuar Jakup Haxhiu dhe Arben Jakupi.

Nga njësia e ekzaminimeve është vërtetuar se nuk ka pasur komunikim në viber me mesazhe mes personave Jakup Haxhiu e Arben Jakupi. Komunikimet e mesazheve të raportuara në media të datës 7 nëntor 2021 nuk gjenden në provat e ekzaminuara nga IT Forenzika.

UBT

Ne i kemi analizuar me kujdes dy telefonat e tyre dhe përveç që nuk kemi gjetur ato komunikime, ne e kemi vërtetuar se aty nuk ka pasur as ndërhyrje e as shlyerje të bisedave mes tyre.

Me këtë analizë paraprake ose fillestare që është bërë nga ana jonë mendojmë se dy personat Jakup Haxhiu dhe Arben Jakupi nuk kanë qenë autor të atyre komunikimeve që kanë qarkulluar nëpër rrjetet sociale kinse janë duke e inskenuar rastin e dhunimit dhe se këto komunikime ka mundur t`i bëjë edhe dikush tjetër në emër të tyre, pasi që kjo është fare e lehtë të bëhet.

Hetuesit kanë thënë se Jakup Haxhiu dhe Arben Jakupi vullnetarisht i kanë hapur telefonat e tyre duke ua dhënë edhe pasvordat e telefonave thuhet në shkresat zyrtare të hetuesve./rajonipress/