UBT

Jahjagen duhet shkarkuar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Daut Haradinaj ka dhënë një vlerësim të çuditshëm në lidhje me situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Deputeti i AAK’së thotë se Atifete Jahjaga po punon mirë, por, sipas tij, për të mos e përçarë skenën politike të vendit, partitë duhet të arrijnë një konsensus për shkarkimin e saj nga posti i Presidentes së Republikës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ende nuk ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mandatin e Presidentes, por këtë e ka bërë deputeti i saj, Daut Haradinaj.

Ai ka thënë se vendimi i Gjykatës duhet të respektohet prej të gjitha partive politike dhe pas një kohe të gjendet një konsensus për shkarkimin e Atifete Jahjagës nga posti i Shefit të Shtetit.

Haradinaj ka thënë se aktualisht Jahjaga është duke bërë punë të mirë dhe për këtë duhet të “shpërblehet” edhe për një kohë me mbajtjen e postit të Presidentes.

UBT

“Ende nuk kemi biseduar në AAK për këtë temë, por unë personalisht mendoj se Presidentja e ka bërë një përformancë të mirë dhe e ka merituar t’i jepet një shpagim, nëse guxoj të them ashtu, por në të njëjtën kohë edhe presidentja duhet me ditë që Kuvendi i Kosovës e ka përzgjedh”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për Express, të premten.

“Pa e paragjykuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ai vendim duhet të respektohet prej partive politike”, ka shtuar ai.

Para një jave, Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë një vendim, me të cilin ia ka konfirmuar se mandati i Presidentes aktuale është deri më 2016 e jo deri në fund të këtij vit siç ishte paraparë me Amendamentin e Dhjetë të ndryshimeve kushtetuese.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.