Eko Higjiena

Jahjaga u takua me mërgatën në Bruksel

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Bruksel – Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në organizim të ambasadorit të Republikës së Kosovës në Bruksel, Ilir Dugolli, u takua të mërkurën me një grup të bashkatdhetarëve që si komunitet jeton në Belgjikë.

Takimi me komunitetin u mbajt në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel.

KKVITI

Në një bashkëbisedim të lirë dhe të përzemërt Presidentja Jahjaga, bashkatdhetarët dhe bashkëqytetarët që janë një komunitet i rëndësishëm në Bruksel, diskutuan çështje dhe tema të ndryshme që ndërlidhen me zhvillimet në Kosovë dhe me jetën e mërgatës.

Duke shprehur konsideratën e lartë për punën dhe angazhimin e mërgatës, dhe kontributin e saj të rëndësishëm në të gjitha fazat, Presidentja Jahjaga theksoi se ajo është pjesë e pandashme e kombit dhe shoqërisë dhe ka qenë e përkushtuar që të ndihmojë në zhvillimin e vendit dhe në avancimin e proceseve demokratike.(koha)