Jahjaga: Të heqim dorë nga inatet, sot është koha për Kosovën

Presidentja në largim, Atifete Jahjaga ka thën se sot është dita që simbolizon bashkimin për ta ndërtuar shtetin, pa e sfiduar demokracinë e brishtë të Kosovës.
Jahjaga në manifestimin për nderë të Epopesë së UÇK-së, ka thënë se të gjithë qytetarët e Kosovës, përkulemi para atyre burrave dhe grave që e deshën lirinë.
“Sot është dita që simbolizon bashkimin, ku duhet më shumë respekt e dashuri, pa e sfiduar demokracinë e brishtë të saj. Sot është dita që duhet hequr dorë nga inatet për të punuar për një shtet të së drejtës. Sot është koha për Kosovën, e cila është një realitet i pa kthyer dhe është koha që FSK të kthehet në Forcë të Armatosur”, ka thënë ajo.
Paraprakisht presidentja Jahjaga ka parakauar para gardës së nderit të FSK-së.
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtant Rrahman Rama tha se do të nderojnë të gjithë ata që u sakrifikuan që ne të jetojmë të lirë dhe gjeneratat e reja të kenë një të ardhme të sigurt.
Ai tha se duhet të ndërtojmë identitetin tonë që ka dal nga e kaluara e lavdishme. “FSK është forcë profesionale mbi vlera kombëtare e perëndimore që është e gatshme të u dalë në ndihmë qytetarëve”, tha Rama.
Manifestimi për nder të Epopesë së UÇK-së ka filluar me parakalimin e njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë.
Ky manifestim po organizohet nën patronatin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në këtë ceremoni po marrin pjesë zyrtarë më të lartë shtetëror të Kosovës, ministra të kabinetit qeveritarë dhe mysafirë të tjerë./telegrafi/