Eko Higjiena

Jahjaga: Shqipëria mund ta ndihmojë Kosovën në arritjen e standardeve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim ministren e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Mimi Kodheli. Jahjaga tha se Kosova ka shënuar përparime të theksuara në konsolidimin e shtetësisë, në krijimin e shtetit ligjor dhe gjithëpërfshirës, si dhe në normalizimin e marrëdhënieve me shtetet fqinje, në veçanti me Republikën e Serbisë.

Jahjaga vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë dhe theksoi nevojën e thellimit të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat, në veçanti në procesin e integrimeve evropiane.

Ajo tha se integrimi i Kosovës në strukturat euroatlantike është përparësi e institucioneve të vendit dhe theksoi se ndërtimi i marrëdhënieve kontraktuale me NATO-n, përmes Partneritetit për Paqe, do të ndihmonte edhe në ruajtjen e stabilitetit të vendit dhe gjithë rajonit.

ARKATANA

Presidentja Jahjaga tha se Shqipëria mund ta ndihmojë Kosovën në arritjen e standardeve dhe përmbushjen e kritereve të përcaktuara nga Aleanca Veriatlantike. Ajo tha se të arriturat e FSK-së vitin e kaluar kanë marrë një dimension të ri dhe një trajtë konkrete të suksesit me zyrtarizimin e vendimit të NATO-s për të deklaruar kapacitetet e plota të FSK-së.

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, Mimi Kodheli vlerësoi përparimin e arritur në Kosovë dhe theksoi përkushtimin e qeverisë së Shqipërisë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit midis dy vendeve.

Kodheli shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Shqipërisë për të ndihmuar në përfshirjen e Kosovës në iniciativat rajonale dhe ato ndërkombëtare të sigurisë, si dhe për shkëmbim të përvojave në procesin e integrimit të Kosovës në NATO. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.