ARKATANA

Jahjaga: S’e kam njohur dhe s’kam pasur asnjë takim ose kontakt me Epsteinin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, i ka quajtur “të pabaza dhe të pavërteta” raportimet për “lidhjen” e saj me Jeffrey Epsteinim, duke iu referuar një materiali nga shumë të tjera që u publikuan së fundmi nga Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Jahjaga tha në një sqarim publik se si presidente nuk ka pasur “asnjë njohje, takim ose çfarëdo kontakti” me Epsteinin.

“Sqarim publik. Raportimet mediatike për ‘lidhjen time’ me dosjen ‘Epstein’ janë tërësisht të pabaza dhe të pavërteta. Si Presidente e Republikës së Kosovës nuk kam pasur asnjëherë njohje, takim apo çfarëdo lloj kontakti me personin në fjalë. Përmendja e emrit tim nga mediat me rastin e dokumenteve të publikuara së fundmi lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike të palëve të treta, e cila nuk përbën dhe nuk dëshmon asnjë takim, njohje apo lidhje personale me mua. Emri im askund nuk përmendet në asnjë lloj dokumenti të publikuar”, shkroi jahjaga në një postim në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook.

Jahjaga tha se në atë e-mail të publikuar s’përmendet as ndonjë kërkesë për takim.

UBT

“Në këtë email te palëve të treta permendet Presidenti i Kosovës, por nuk është e qartë cili, dhe nuk permendet kerkesa per takim në emër të tij apo të saj. Çdo raportim ndryshe është insinuate dhe mashtrim i opinionit, siç mund te verehet lehtë nga dokumentet”, tha ajo.

Ish-presidentja kërkoi një “sqarim” nga mediat që ia lakuan emrin.

“Kërkoj që ky sqarim të jepet në mediat të cilat e kanë lakuar emrin tim, sidomos meqenëse as nuk e kam njohur, as takuar dhe as nuk kam kërkuar takim me personin në fjalë në asnjë pozitë që kam mbajtur deri më tani”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.