Jahjaga: Rugova vuri gurëthemelin e shtetit të ri!

Me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së ish-presidentit, dr. Ibrahim Rugova, u mbajt një akademi përkujtimore në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.
Me këtë rast, presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, tha disa fjalë për veprën dhe punën e Rugovës, transmeton “Zeri.info”
“Është nder i jashtëzakonshëm për mua të nderoj njeriun e veçantë të Kosovës, trashëgimia e së cilës është thesari i sotëm. Është jashtëzakonisht e vështirë të përshkruhet emblema e pavarësisë, arkitekt i shtetësisë së saj. Presidenti Rugova është simbol i unitet duke udhëhequr një politik të urtë dhe paqësore”, u shpreh ajo.
Sipas saj, historia nuk ishte aq lehtë për të dhe familjen Rugova.
“Ai i dha jetë miqësisë së përjetshme me SHBA-në, që i vuri gurëthemelit të shtetit të ri. Në këtë 10-vjetor kujtojmë me dhimbje se sa ironike është vetë jeta që për pak kohë nuk e la ta shijoj ditën e Pavarësisë. Vdekja e mori pikërisht kur Kosovës i duhej më së shumti për të ruajtur unitetin e popullit. Presidenti Rugova na dëshmoi forcën e unitetit dhe riktheu besimin tek qytetarët e Kosovës”, tha Jahjaga. /Zëri/