Uji Dea

Jahjaga nuk ka pse ta pyesë Gjykatën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zgjedhja e presidentit dhe paqartësitë procedurale. Kuvendi duhet të nxjerrë mësim nga rasti “Pacolli”.

Ekspertë të legjislacionit theksojnë se sa i takon këtij procesi gjithçka është e qartësuar me Kushtetutë dhe nuk ka asnjë nevojë që e para e vendit të trokasë në Gjykatën Kushtetuese

Pavarësisht që janë ngritur shumë dilema në pritje të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, për shkak të mundësisë së rrezikimit të kuorumit nga bojkoti i opozitës dhe turbulencat në LDK, presidentja e vendit Atifete Jahjaga duket se nuk e ka ndërmend që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë rreth mënyrës së zgjedhjes së pasardhësit të saj.

Mobi Casa

Në pyetjen që gazeta i ka adresuar Zyrës së Presidencës, nëse eventualisht do të kërkohet edhe një sqarim shtesë për të gjetur rrugëdalje nga kriza që mund të jetë me dy të tretat e deputetëve të pranishëm në seancë, Presidenca nuk ka dhënë përgjigje.

Nga ana tjetër, edhe ekspertë të legjislacionit theksojnë se sa i takon këtij procesi gjithçka është e qartë- suar me Kushtetutë dhe nuk ka asnjë nevojë që e para e vendit të trokasë në Gjykatën Kushtetuese.

Eksperti i kësaj fushe, Mazllum Baraliu thotë se madje do të ishte krijim i një situate paragjykuese nëse e para e vendit tani i drejtohet Gjykatës Kushtetuese rreth situatës që mund edhe të krijohet në momentin e caktuar, prandaj me të drejtë do të ishte që partitë politike të merren vesh me kohë dhe të mos krijojnë situata të tilla./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.