Uji Dea

Jahjaga nën akuza për demarkacionin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Komisioni ndërkombëtar e thelloi krizën politike. Presidentja në largim fajësohet për shërbimin e keq që i bëri Qeverisë antikushtetuese

Analistë, ekspertë dhe opozitarë drejtojnë kritika të ashpra edhe ndaj kreut të shtetit, për lojën e saj politike në fund të mandatit. Ndërkohë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që Byroja Federale e Hetimeve në SHBA (FBI) të hetojë anëtarët e Komisionit Shtetëror të Kufirit, të cilët kanë bërë shënjimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi

Eco Higjiena

Përfaqësues të partive politike opozitare dhe analistë e ekspertë të pavarur janë befasuar nga raporti i publikuar i Komisionit ndërkombëtar për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, duke konstatuar se presidentja në largim, Atifete Jahjaga, këtij vendi dhe qytetarëve u bëri shërbimin më të keq në fund të mandatit, duke i shërbyer vetëm Qeverisë së shantazhuar për pazaret e saja në dëm të shtetit.

Veprimi i saj dhe rezultati final vetëm sa do ta thellojë edhe më tej krizën politike në vend. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që Byroja Federale e Hetimeve në SHBA (FBI) të hetojë anëtarët e Komisionit Shtetëror të Kufirit, të cilët kanë bërë shënjimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Haradinaj ka bërë të ditur se i ka shkruar letër presidentes në largim të Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila ka iniciuar formimin e një komisioni me ekspertë ndërkombëtarë për vlerësimin e demarkacionit. Ekspertët ndërkombë- tarë kanë thënë se nuk kanë gjetur shkelje në marrëveshjen për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Por, Haradinaj ka thënë se “i gjithë procesi i shënimit të kufirit me Malin e Zi, përpara se të jetë një çështje juridike ndërkombëtare, është një problem i brendshëm dhe është e domosdoshme që ai t’i nënshtrohet një hetimi të hollësishëm ndërkombëtar”./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.