UBT

Jahjaga: Jam e zhgënjyer me klasën politike kosovare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, deklarohet e zhgënjyer me spektrin politik kosovar që nuk arriti ta tejkalojë krizën parlamentare. Në intervistën dhënë “Zërit”, ajo thotë se respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është kusht për të gjithë liderët.

Jahjaga kërkon nga spektri politik kosovar që nëpërmjet dialogut ta gjejnë “shtegun”, e daljes nga kriza, ndërsa zgjedhjet e parakohshme nuk i sheh si zgjidhje. Ajo shprehet e zhgënjyer me liderët politikë që nuk u treguan të gatshëm për zhvillimin e një dialogu konstruktiv.

ARKATANA

Në vitin e fundit si president e Shtetit, Jahjaga thotë se i kanë mbetur edhe shumë punë për t’i bërë, por nuk deklarohet nëse do të rikandidojë edhe një mandat.
Pavarësisht refleksioneve dhe polarizimeve të brendshme, presidentja vitin 2015 e sheh relativisht të suksesshëm, me MSA-në e realizuar dhe me premtime serioze për heqjen e vizave në fillim të vitit. Derisa shprehet e bindur se FSK-ja do të transformohet në FAK. Thotë se rruga integruese e Kosovës në BE nuk guxon të rrezikohet për shkak të tekeve të disa individëve.

“Dua po ashtu të them që qytetarët e Kosovës nuk na e kanë borxh të sillemi kaq papërfillshëm me të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre. Dhuna dhe përplasjet politike janë të papranueshme, aq sa është e papranueshme kur njerëzit e dënuar për krime të rënda e sfidojnë drejtësinë. Zhvillimet dramatike në shoqëri, kriza politike e këtyre muajve, si dhe bllokada e vitit të kaluar e kanë penguar konsolidimin ndërkombëtar të shtetit dhe njëkohësisht edhe e kanë zbehur imazhin e vendit”, ka thënë ajo./Zeri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.