Jahe Fida një emër që ndritë në vargje
Nga Enver Sahiti – Jahe Fida- poet kritik dhe redaktor i shumë titujve dhe veprave letrare u lind më 20 shkurt 1955, në vendin Grevë – Peshkopi – Dibër, e tani me vendbanim në Tiranë.
Një paraqitje e shkurtër e jetës dhe aktivitetit te tij deri më sot.
Arsimimin bazë, atë fillor e tetëvjeçar e ka kryer në vendlindje me rezultate te shkëlqyera, arsimin e Mesëm të Përgjithshëm – Gjimnazin në Peshkopi dhe atë me rezultate të shkëlqyera.
Studimet e larta 1978 në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Ekonomik, ku merr titullin Ekonomist i specializuar për Ekonomi Politike – POLITEKONOM njashtu me rezultate të shkëlqyera.
Nga viti 1978 deri në vitin 1983 angazhohet në Ndërmarrjen Ushqimore Peshkopi më 7 shtator 1978, ku në këtë ndërmarrje caktohet Kryetar i Degës së Planit.
Gjatë Periudhës kohore Shtator 1983 deri më Gusht 1996 vazhdon mënyrën profesionale në cilësinë e Pedagogut në Universitetin Bujqësor të Tiranës (ish Ins.i Lartë Bujqësor).
Periudha prej 1996 deri në vitin 2000 Jahe Fida punon Lektor në Shkollën Sindikaliste Shqiptare. Nga 2000- 2003 Kryetar i Njësisë Bashkiake nr. 7 Tiranë.
Ka punua edhe në aktivitete private për disa vite 2013 – 2016, si te Agjensia e Mbrojtjes së konsumatorit – Tiranë.
Nga shkurti i vitit 2020 pensionohet. Jahe Fida gjatë aktivitetit të tij të punës ka arritur edhe të specializohet në disa nivele si brenda dhe jashtë vendit si psh: Studimet e thelluara pasuniversitare, specializimi në Damask, dy specializime në Venezia Itali.
Ka mbi 40 artikuj periodik e shkencor. Zotërues i 3 gjuhëve të huaja. Ka mbrojtur disertacionin Kandidat i Shkencave deri në niveli Katedre ( sot Departamenti).
Botues i 10 librave nga të cilat 6 sosh në fushën profesionale, ndërsa 4 janë në fushën e letërsisë.
Siç janë Vëllime poetike me poezi si: “Një ëndërr e tjerrë në vite”, “Vargjet pikojnë mall”, “ Jeton Gona n’palë t’flamurit” si dhe e fundit “ Buzëmbrëmja”.
Ka krijuar rreth 3800 poezi.
Përveç kësaj poeti Fidaq ka edhe 3 dorëshkrime të cilat janë duke u procesua për përgatitje për botim ku njërin nga dorëshkrimet ia ka kushtuar dëshmorëve të kombit dhe ngjarjeve në Kosovë, në periudhën e kohës së luftës dhe gjer me sot.
Jahe Fida përveç angazhimeve rreth përmbledhjes së punimeve të tija ai i ka edhe rreth 400 poezi të autorëve të ndryshëm të cilat i ka redaktuar, njashtu edhe disa vëllime poetike si dhe hartues i shumë teksteve të këngëve.
Aktualisht këndohen mbi 30 këngë nga këngëtarë të ndryshëm me tekstet e bëra nga Jahe Fida.
Së shpejti priten të realizohen edhe disa këngë të tjera të cilat janë në proces te realizimit me këngëtar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora.
Me punën dhe aktivitetin e tij ai ka moderuar edhe shumë e shumë programe letraro -poetike e sociale në disa radio.
Pjesëmarrës në disa emisione radioje dhe televizive, pjesëmarrës në më se 40 antologji në Shqipëri dhe në Kosovë.
Fida me letërsi është marrë që nga fëmijëria aty ne klasën e 5-të e nga aty e gjer më sot nuk iu është ndarë krijimtarisë letrare ku për të cilën e dëshmojnë veprat e tija dhe veprimtaria e bujshme e tij.
Është fitues i disa çmimeve dhe vlerësimeve brenda dhe jashtë Shqipërisë. Së shpejti publikohen edhe disa këngë të tjera të cilat janë të përfunduara dhe se shpejti lansohen për publikun.
Jahë Fida është një personalitet i cili ku do që shkon krijon rrjete të forta bashkëpunimi sidomos me Kosovën dhe me penat e ndritura kosovare.
Të gjitha veprat e tija gjinden jo vetëm në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, por edhe në disa biblioteka të qyteteve kryesore të hapësirave shqiptare.
Mund të themi lirisht që ato gjinden edhe mbi 70 shkollat në Dardani – Kosovë, si dhe në shumë e shumë biblioteka personale të miqve të tij kosovar veçanërisht njerëzve të penës.
Duhet veçuar se këto libra qe gjinden nëpër biblioteka që u përmenden dhe tek miqtë e tij të gjithat janë dhënë falas mu ashtu sikur dhe tekstet për këngët kushtuar dëshmorëve.
Ne presim edhe në të ardhmen që të kemi sa më shumë përmbledhje dhe aktivitete të tjera rreth krijimtarisë letrare duke i dëshiruar shëndet dhe njëherit edhe bashkëpunime edhe më shumë me krijuesit Kosovarë dhe me gjerë./rajonipress/



