Fundamenti

Jacobson: Zgjidhja e ngërçit në Kosovë, pa ndërhyrje të jashtme

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

​Tre muaj kanë kaluar që nga mbajtja e zgjedhjeve në Kosovë. Bashkësia ndërkombëtar, por edhe qytetarët e Kosovës, janë shumë të interesuar që të shohin deputetët duke i çuar përpara proceset.

Këto komente i ka bërë të martën në Mitrovicë, ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson gjatë përurimit të një shkolle fillore në këtë qytet. Jacobson ka përsëritur se nuk i takon bashkësisë ndërkombëtare dhe as Ambasadës amerikane që të ndërhyjë në një proces të brendshëm politik të një vendi.

Sipas saj, kanë kaluar tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve dhe është interesim i madh i bashkësisë ndërkombëtare në përgjithësi, por edhe i qytetarëve, që t’i shohin deputetët duke i çuar proceset përpara dhe në interes të shtetit të Kosovës, dhe të mos angazhohen për politika partiake e të njëanshme. Jacobson ka cilësuar si shumë të rëndësishme po ashtu vazhdimin e dialogut me Serbinë, pastaj integrimin evropian, miratimin e ligjit për luftëtarët në trevat e huaja, etj. për të cilat, siç u shpreh ajo, do të vazhdohet të punohet me institucionet e reja sapo të themelohen.

GRANDEMALL

Me një ceremoni , të martën është përuruar renovimi i tërësishëm i shkollës fillore ‘Musa Hoti’ në Mitrovicë. Kjo shkollë është renovuar falë donacionit në vlerë prej 530 mijë dollarësh nga Komanda Evropiane e Armatës së SHBA-ve (USEUCOM).

Gjatë përurimit ambasadorja Jacobson tha se “Arsimi është e ardhmja e një vendi dhe ambasada amerikane është krenare që mund të bashkëpunojë me juve në këtë drejtim”, ndërsa kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se pavarësisht nga koha që kalon dhe ndërrimi i qeverive, qëllimi i shkollave mbetet i njëjtë, edukimi i qëndrueshëm i brezave.

“Kjo është e mijta pjesë e ndihmës amerikane që i është bërë Kosovës”, ka thënë ministri i Arsimit, Ramë Buja, duke shtuar se SHBA-të janë bashkërealizatore e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”. Buja tha po ashtu se krejt këtë që Qeveria mike amerikane po e bënë për Kosovën, populli i Kosovës duhet t’ia kthejë me punë dhe angazhim, e kjo nënkupton edhe mësimin, kur dihet se kjo është ardhmëria e një vendi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.