Hidromorava

Jacobson: Serbia duhet ta pranojë realitetin e Kosovës

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Jacobson është shprehur e inkurajuar nga fakti se edhe Kosova, edhe Serbia kanë thënë që janë të gatshme që të angazhohen seriozisht në dialog.

Sipas saj, ky dialog, nëse në të hyhet me qëllime të mira, mund të sjellë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, gjë që është e rëndësishme për stabilitetin rajonal.

“Është e rëndësishme për të forcuar përparimin që është arritur deri tash dhe është e rëndësishme për të vënë bazën e vazhdimit të zhvillimit ekonomik, si dhe për përpjekjet e të dy vendeve për të lëvizur në rrugën e tyre evropiane. Prandaj, po ashtu është e rëndësishme që të zbatohen marrëveshjet e arritura më herët”, ka thënë ajo për Televizionin Publik të Kosovës.

Ambasadorja Jacobson ka folur është për veriun, të cilin e ka vizatuar dje.

“Mendoj se zgjidhja e vërtetë për veriun do të përfshijë edhe Propozimin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Ahtisaarit, i cili me të vërtetë garanton shumë të drejta për serbët në Kosovë, duke përfshirë edhe të drejtën për ulëse në Kuvend dhe të drejtën për edukim në gjuhën serbe me kurrikulë serbe; të drejtën për të marrë pjesë në përzgjedhjen e policisë dhe këto të drejta nuk janë vetëm në Propozimin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit, por edhe në ligjet kosovare. Pra, kjo është shumë e rëndësishme”, ka deklaruar ajo.

GRANDEMALL

Sipas saj, Serbisë do t’i duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur që ka sovranitet mbi tërë territorin e saj.

Ambasadorja amerikane ka folur edhe për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë. Sipas saj, përmbyllja e mbikëqyrjes së pavarësisë është e arritur e rëndësishme historike për Kosovën.

“Prandaj, është diçka që duhet kremtuar, por po ashtu kjo është edhe shenjë e nivelit të ri të përgjegjësisë për Qeverinë e Kosovës, e cila do të duhet të vazhdojë të zhvillojë institucionet e saj për të ofruar një mjedis që garanton tolerancë dhe demokraci shumetnike për tërë popullin e saj”, ka thënë ajo.

Ambasadorja ka folur edhe për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, punën e EULEX-it dhe luftimin e korrupsionit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.