Eko Higjiena

Jacobson: Punësimi i Dellit në Bechtel nuk është konflikt interesi

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracy Jacobson ka thënë se punësimi i ish ambasadorit Christofer Dell në kompaninë, Bechtel, nuk paraqet kurrfarë interesi pasi që kjo ka ndodhur pasi që ai është pensionuar. “Nuk ka rregulla kundër punësimit privat pas daljes në pension.

Punëtorët vetëm duhet të njoftojnë zyrën qendrore që do të punojnë edhe pas pensionimit”, ka shkruar Tracy Jacobson në Twitter në bashkëbisedimin me qytetarë.

Mobi Casa

E ngacmuar nga një tjetër person, i cili ka pyetur “Se ku do të punësoheni ju pas daljes në pension?, Jacobson ia ka kthyer. “Shpresoj që do të kem edhe një raund me Departamentin e Shtetit sikur jashtë apo brenda vendit. Mirëpo do të jetë e vështirë që ndonjë punë tjetër do t’ia kalonte Kosovës”, ia ka kthyer ajo./Zeri/