Fundamenti

Jacobson pret zgjedhje të lira dhe fer

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson, ka theksuar se pavarësisht koalicioneve post-zgjedhore, posti i Presidentes së shtetit është i sanksionuar me vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe si i tillë është i paprekshëm deri më 2016.

Jacobson konfirmoi se State Departamenti ka parë rezultate të prekshme në veri të vendit, si rezultat i dialogut. Ajo vlerësoi si rezultat pjesëmarrjen e etnisë serbe në zgjedhjet që u organizuan në veri, sipas ligjeve të Kosovës, dhe një situatë më stabile të sigurisë, raporton RrokumTv.

Jacobson tha se SHBA do të vazhdojë që ta përkrahë dialogun dhe procesin e nisur në Bruksel, pavarësisht formatit për të cilin do të përcaktohen palët e përfshira.

Uji Dea

Ambasadorja amerikane tha se janë zgjedhësit që do të përcaktojnë se cilat duhet të jenë prioritetet dhe pritjet. Por, ajo potencoi se është më shumë rëndësi që në fokus me qenë sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit.

Jacobson ftoi qytetarët e Kosovës që të dalin në numër sa më të madh në zgjedhje dhe tha se pret zgjedhje të lira dhe fer.