Uji Dea

Jacobson: Partitë do të jenë përgjegjëse për incidentet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Bashkësia ndërkombëtare do të ndjekë të dielën zgjedhjet e balotazhit. Ambasadorja amerikane në Kosovës, Tracey Ann Jacobson, duke vlerësuar si sukses zgjedhjet e 3 nëntorit, beson se e njëjta duhet të ndodhë edhe më 1 dhjetor.

“Partitë politike do të jenë përgjegjëse për incidentet që mund të ndodhin ditën e votimit”, ka thënë ajo për emisionin Rubikon të KTV-së. “Kërcënimet dhe kanosjet janë të papranueshme. Kam kërkuar nga udhëheqësit politikë që të flasin me njerëzit në terren, sepse ata në fund do të mbahen përgjegjës për gjithçka”.

Për premtimet milionëshe të dhëna gjatë fushatës, ambasadorja amerikane ka thënë se votuesit duhet ta dinë se kjo shumë kalon totalin e buxhetit të Kosovës.

Fundamenti

Duke mos dashur të spekulojë për fituesin e Prishtinës, Isa Mustafën apo Shpend Ahmetin, ajo ka thënë se cilido që të jetë kryetar i Prishtinës, ai do të ketë bashkëpunim me të.

Jacobson çmon dialogun Prishtinë-Beograd, ndërsa thotë se mbetet ende shumë punë për implementimin e marrëveshjeve. Ndërkaq, duke thënë se nuk varen nga amerikanët zgjedhjet parlamentare, ajo ka thënë se ato nuk duhet të mbahen para përfundimit të reformave zgjedhore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.