Mobi Casa

Ja si festoi Berisha

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka arritur shifrën prej afro 300 mijë fansash në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ai ka vendosur që me ta të ndaje edhe çastet e festimit të ndërrimit të moteve, duke publikuar fotografi nga ambientet familjare.

Mëngjesin e ditës së parë të vitit 2013 , Berisha së bashku me bashkëshorten Liri, ka vizituar maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” për të uruar Roin, një nga fëmijët e parë që erdhi në jetë pas ndërrimit të viteve.

FIDANISHTJA

Kryeminsitri i ka dhuruar Roit monedhën e argjendtë, e cila ka të stampuar deklaratën e pavarësisë dhe 40 firmat e themelueseve, duke i uruar atij të festojë 200 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Krahas këtyre fotografive, Berisha ka shkruar edhe një urim të veçantë për të gjithë simpatizantët e tij:
“Unë sonte kam zgjedhur që urimin e parë për vitin 2013 ta ndajë me ju. T’ju shpreh se pari mirënjohjen time më të thellë sepse ju me përkushtimin dhe pasionin tuaj, në një hark kohor të shkurtër shndërruat rrjetin tonë të Facebook, në rrjetin pakrahasimisht me entuziast, më të gjallë, më të hapur, më të pasur në ide, mendime, kritika, vlerësime, ndofta më shumë se çdo rrjet tjetër. Një frymëzim i vërtetë ky për mua dhe besoj per te gjithe ne. Une gjithashtu ju uroj ju te dashur miq, …qe viti 2013 te realizoje deshirat, enderrat, projektet tuaja dhe fitoren tone te thelle e te bukur me 23 qershor. Gezuar, miqesisht, SB”./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.