RCCOLA

Ja si degradoi arsimi i lartë në Kosovë, ky është fajtori kryesor

/ 5 minuta lexim
KKVITI

Ekspertët e fushës së arsimit në Kosovë, por edhe analistët politikë të cilët kanë vlerësim negativ për nivelin e arritshmërisë në fushën e arsimit në këto dy dekada të pas luftës, po e akuzojnë politiken kosovare si fajtore që e ka degraduar dhe deformuar arsimin në Kosovë.

“Aspak më mirë nuk qëndrojnë as universitetet publike jashtë Prishtinës, nuk ka studentë, por mbahen sekret emrat e studentëve vetëm për të mos shuar vendet e profesorëve që marrin paga pa punuar fare”, tha Hertica për “Kosova Sot Online”.

Ekspertët e fushës së arsimit në Kosovë, por edhe analistët politikë të cilët kanë vlerësim negativ për nivelin e arritshmërisë në fushën e arsimit në këto dy dekada të pas luftës, po e akuzojnë politiken kosovare si fajtore që e ka degraduar dhe deformuar arsimin në Kosovë.

Madje tanimë edhe shumë kolegje private që ishin formuar me entuziazëm, kinse për të kontribuar pozitivisht në rritjen e kualitetit dhe konkurrencës në arsim, tani më kanë mbetur pa studentë, e pa studentë po mbesin edhe universitetet publike.

Sipas analistit, Ali Hertica, pavarësisht joshjes së madhe që kishte në fillim nga rrjeti i kolegjeve private, tani me të shpejtë po humbë interesimi i të rinjve për të studiuar në këto kolegje, pasi që është parë se realisht ato nuk ofrojnë gjë tjetër pos diplomave të pavlerë.

Analisti Hertica thotë se për më tepër, politika me këto kolegje e ka katandisur arsimin në këtë gjendje, sa që këto kolegje po përpiqen të mbijetojnë vetëm duke formuar degë të reja për të eksportuar infermierë jashtë vendit, ndryshe për degë të tjera as që ka iniciativë e të mos flasim për interesim.

Uji Dea

“Aspak më mirë nuk qëndrojnë as universitetet publike jashtë Prishtinës, nuk ka studentë, por mbahen sekret emrat e studentëve vetëm për të mos shuar vendet e profesorëve që marrin paga pa punuar fare. Për pasojë edhe braktisja e të rinjve, pikërisht për shkak se nuk po shohin asnjë perspektivë në Kosove, ku po sundon nëntoka kriminale dhe krimi. E them kështu edhe për shkak se mania që ka kapluar Kosovën viteve të fundit për të poseduar domosdo një diplomë universiteti, pa ndonjë mbikëqyrje dhe udhëzim adekuat nga ana e institucioneve përkatëse siç janë p.sh. ai i akreditimit, dhe institucioneve tjera shtetërore, lehtë mund të marr epitetet e një konstatimi që detyrimisht na qon edhe kah mënyra jo legale e marrjes se certifikatave dhe diplomave fals! Prej gati 20 vitesh kur arsimi në Kosovë, ai i nivelit të ultë dhe i lartë u liberalizua, ku si çdo e mirë edhe kjo u shoqërua me të keqen e vetë, që ishte rënia e cilësisë”, tha analisti Ali Hertica për “Kosova Sot Online”.

Hertica vlerëson se me rritjen e numrit për regjistrim të studentëve, nuk është rritur kualiteti i edukimit.

“As në sektorin publik dhe as në atë privat, në kolegje, rritja e numrit të nxënësve të regjistruar, studentëve, nuk u shoqërua me rritjen e cilësisë së formimit arsimor. Legalizimi i arsimit të lartë privat, i dha mundësinë studentëve dhe pedagogëve të paaftë të bëhen pjesë e këtij sistemi, gjë e cila nuk ndodh në botët akademike të shteteve të përparuara. Jo se në arsimin e lartë publik nuk ka ekzistuar paaftësia, por kriteret e pranimit në të, për hir të së vërtetës kanë qenë dhe janë shumëfish më të drejta dhe më premtuese, se ato në arsimin privat”, tha Hertica për “Kosova Sot Online”.

Madje, për të qenë ky konstatim i besueshëm akoma më shumë, analisti Hertica thotë se ka ankesa të shumta për cilësinë ë dobët në arsim, edhe nga vetë studentët.

“Të gjithë ankohen për nivelin e arsimit të lartë. Ankohen studentët, se pedagogët nuk janë të kualifikuar dhe njëkohësisht nuk e bëjnë orën e mësimit tërheqëse dhe të pasur me shembuj e materiale akademike; ankohen pedagogët, se studentët kanë një nivel të ulët formimi dhe nuk studiojnë; ankohen prindërit se po investojnë për arsimimin e fëmijëve të tyre, por nuk dinë nëse kjo gjë, do t’u vlejë në të ardhmen; ankohet shoqëria, se po rritet një brez pa dije dhe i pazoti për drejtimin e ardhshëm të këtij vendi. Të gjithë ankohen në të drejtën e tyre dhe të gjitha ankesat janë po kaq të drejta, por faktor në këtë rast mbetet vetëm politika që e ka degraduar dhe rrënuar për tokë sistemin e arsimit në Kosovë”, përfundoi Hertica për “Kosova Sot Online”.