“Ja se si do ta formojmë ushtrinë e Kosovës”

I pari i shtetit, Hashim Thaçi ka theksuar se Kosova duhet ta ketë ushtrinë e saj.“Me Listën Serbe do të duhet të flitet deri në fund, por jo që presim pafundësisht që ata të na votojnë”, tha ai në Klan Kosova, raporton Gazeta Blic. Ai tha se Lista Serbe nuk do ta votoj Ushtrinë e Kosovës sepse nuk e lejon Beogradi.“Mirëpo, ne ushtrinë do ta formojmë me anë të ligjit”, tha i pari i vendit, Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se Kosova mund ta kishte sot ushtrinë, nëse tre vjet më parë, disa deputetë, të mos tërhiqeshin nga votimi në momentet e fundit, me frikën se mos ai fitonte pikë politike.
Ai ka deklaruar se me atë dështim janë krijuar rrethana të reja, ndaj duhet bashkëbisedim edhe me deputetët serbë për këtë cështje, por asesi që ushtria të mbetet peng i dëshirave të tyre, njofton Klan Kosova.“Në vitin 2014 jemi pajtuar me ndërkombëtarët dhe kemi arritur marrëveshje me NATO, me SHBA-në dhe BE-në për formimin e ushtrisë së Kosovës. Të gjithë, serbë dhe joserbë, janë pajtuar për ta bërë këtë gjë. Në momentet e fundit ka pasur refuzim për të votuar, me arsyetimin se Thaçi po fiton poena politikë. E kam thënë edhe atëherë se do ta kërkojmë atë rast dhe nuk do ta gjejmë, me vjet”.