Ja sa paguhen këngëtarët shqiptar në koncertet e verës

Nga 1000 në 4000 euro, paguhen më shumë ata që këndojnë live.
Disa e rrisin, ndërsa disa e zbresin, ky është bilanci të cilin këtë radhë kemi vendosur t’jua tregojmë në lidhje me çmimet e këngëtarëve nëpër koncerte, pikërisht gjatë sezonit veror.
Çmimi më i ulët, për momentin, është 1000 euro, ndërsa më i larti kap shifrën e 4000 eurove, kur bëhet fjalë për shumicën e këngëtarëve më të kërkuar dhe më të njohur të skenës shqiptare. Albërie Hadërgjonaj, “Big Mama”, Adrian Gaxha, Afërdita Dreshaj, Çiljeta, Ingrid Gjoni, Lyrical Son, Shpat Kasapi dhe Zajmina Vasjari paguhen deri në 1000 euro dhe jo më shumë, ndërsa Alban Skenderaj, Ermal Fejzullahu, “Golg Ag”, Kaltrina Selimi, Korab Shaqiri, “Mc Kresha”, “Skillz”, Tuna Sejdiu dhe Zanfina Ismaili arrijnë çmimin nga 1200 deri në 1800 euro.
Shihet qartë nga shkrimet e mëhershme se disa këngëtarë kanë rënë në çmim, e disa kanë pasur një ngritje të hatashme. Për të pasur në koncerte Tingullin e 3nt, Nrg Band dhe Seldin, organizatorët e koncerteve duhet të ndajnë shumën prej 2000/2200 euro, ndërsa Noizy dhe Sinan Hoxha, për një mbrëmje paguhen rreth 2500 euro.
Në shifrën 3000 euro, është shumë interesante se garojnë tri këngëtare shumë seksi dhe të kërkuara për momentin, Genta Ismajli, Elvana Gjata dhe Dafina Zeqiri. Çmimi i tyre është rritur shumë kohëve të fundit, veçanërisht i Dafinës dhe Elvanës, pas sukseseve të shumta, ndërsa Genta nga 4000 euro për koncert, ka zbritur në 3000, për shkak të konkurrencës.
Në majat e pagesave për momentin gjenden këngëtarët të cilët këndojnë vetëm ”live” nëpër koncerte dhe këtu bëjnë pjesë Sinan Vllasaliu, Labinot Tahiri, si dhe Flori Mumajesi, ndërsa flitet se çmimi i Labinot Tahirit dhe Sinan Vllasaliut shkon edhe në 5000 euro për mbrëmje.
Lista e çmimeve
Albërie Hadergjonaj: 1000 euro
Adrian Gaxha: 1000 euro
Aferdita Dreshaj: 1000 euro
Ingrid Gjoni: 1000 euro
Big Mama: 1000 euro
Çiljeta: 1000 euro
Lirycal Son: 1000 euro
Stresi: 1000 euro
Zajmina: 1000 euro
Shpati: 1000 euro
Ermal Fejzullahu: 1200 euro
Gold Ag: 1200 euro
Mc Kresha: 1200 euro
Nora: 1300 euro
Adelina Tahiri: 1300 euro
Alban Skenderaj: 1500 euro
Zanfina: 1500 euro
Kaltrina: 1500 euro
Tuna Sejdiu: 1500 euro
Korab Shaqiri: 1500 euro
Skillz: 1800 euro
NRG Band: 2000 euro
Tingulli 3nt: 2200 euro
Seldi: 2000 euro
Noizy: 2500 euro
Sinan Hoxha: 2500 euro
Dafina: 3000 euro
Elvana: 3000 euro
Genta: 3000 euro
Flori: 4000 euro
Labi: 4000 euro
Sinan Vllasaliu: 4000 euro
(Panorama)