UBT

Ja pse nuk duhet ta ndani nga tryeza, të mirat shëndetësore të spinaqit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Spinaqi është perime e gjelbër e mrekullueshme që i takon grupit të ushqimeve me përbërje të shkëlqyeshme ushqyese. Është burim i pasur i antioksidanteve dhe ka veçori të shkëlqyeshme antikancerogjene.

Spinaqi është në dispozicion pothuajse gjatë tërë vitit, veçanërisht gjatë dimrit. Mund të përgatitni si sallatë, por edhe ushqim kryesor. Spinaqi fsheh shumë përparësi shëndetësore, ndërsa ne ju sjellim më të rëndësishmet.

Spinaqi është burim i pasur me fitonutrientë të cilët përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm nga krijimi i shumë sëmundjeve. Ka vlerë të ulët kalorike dhe përqindje të ulët të yndyrave (100 gram spinaq të freskët përmban vetëm 23 kalori).

Forcon imunitetin- Vitamina A ndihmon në luftimin e infeksioneve dhe është shumë i rëndësishëm në mbrojtjen e membranave mukoze përfshirë traktin urinar, të frymëmarrjes dhe atë të zorrëve.

ARKATANA

Parandalon astmën- Rreziqet e zhvillimit të astmës janë më të vogla në njerëzit që konsumojnë sasi të madhe të vlerave të caktuara ushqyese. Një ndër këto vlera ushqyese është edhe beta-karoteni, i cili gjendet në spinaq.

Zvogëlon presionin e gjakut- Për shkak të përmbajtjes së lartë të kaliumit, spinaqi rekomandohet te ata që vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut, pasi i mohon efektet e sodiumit në trup. Nivelet e larta të kaliumit janë faktor i madh i rrezikshëm në zhvillimin e shtypjes së lartë të gjakut.

I shkëlqyeshëm për anemi- Hekuri mineral është veçanërisht i rëndësishëm te gratë që janë me menstruacione, e gjithashtu edhe të fëmijët dhe adoleshentët që janë në rritje. Krahas mishit të kuq, spinaqi ka më pak kalori, nuk ka yndyrë dhe kolesterol, si dhe është burim i shkëlqyeshëm i hekurit, i cili është komponent i hemoglobinës, që dërgon oksigjen te të gjitha qelizat e gjakut dhe nevojitet për energji të mirë.

Siguron flokë dhe lëkurë të shëndetshme- Spinaqi ka përmbajtje të lartë të vitaminës A, i cili është i domosdoshëm për prodhimin e sebumit që i mban flokët e thata. /b.l/noa.al/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.