KKGJILAN

Ja pse do të bëhem kryeministër

/ 4 minuta lexim

Ramush Haradinaj ka thënë se është e drejtë legjitime për të qenë kandidat për Kryetar i Qeverisë.“Është e drejtë legjitime të them se do të jem Kryeministër”, ka thënë ai.Ai ka thënë se ofron modelin njëqind ditësh të qeverisjes së tij.

Haradinaj, kur ka folur për njerëz e rinj të AAK’së, ka thënë se partia e tij duhet të hapet në mënyrë që të dyfishohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ai ka thënë se zgjedhjet e përgjithshme duhet të mbahen në shtator të vitit të ardhshëm.

“Unë s’kam të drejtë të marrë në qafë askënd”, ka thënë Haradinaj.

“E dijmë ku jemi dhe e dijmë cka duhet për të shkuar përpara”, ka thënë ai.

Lideri i AAK’së ka thënë se fajtor se pse ka ndodhur haraçi e reketi është te qeverisja aktuale.

“Në rast se një media shtypet jashtë. Kanë me pas konsekuenca të gjithë ata që shpifin. Por, vepër penale s’mund të besh me media”, ka shtuar ai.

__________________________________________________________________

Haradinaj: Kam pasur bisedime me Shpend Ahmetin para se të inkuadrohej në politikë

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka pranuar se ka pasur bisedime me Shpend Ahmetin për bashkëpunim, para se ai të themelonte Partinë Fryma e Re.

Por, Haradinaj ka thënë se nuk kanë arritur t’i shtyjnë parapara këtë bashkëpunim.

“Krejt kjo ka ndodh pa qenë unë në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

Të njëjtën nuk e ka thënë për Mimoza Kuasri-Lilen.

Ai ka thënë se me Kryetaren e re të Gjakovës ka pasur kontakt por e kanë ndërprerë për shkak se nuk kanë pasur një gjuhë të përbashkët për të pasur bashkëpunim.

Në shtator të vitit 2010, para se të themelonte Partinë Fryma e Re, Shpend Ahmti pati pranuar se ka folur me partitë për t’iu bashkuar.

“Kam pasur kontakte me disa parti, por nuk kam arritur me asnjërën kurrfarë marrëveshje, e as me AAK’në”, kishte thënë Ahmeti, në shtator të vitit 2010, tre muaj para zgjedhjeve te fundit nacionale.

______________________________________________________________________

Haradinaj: Gabuam që rikandiduam me Kryetarët aktual

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka përsëritur se partia e tij gaboi kur vendosi të shkojë me të njëjtit kandidatë në Pejë e Gjakovë.

Mobi Casa

Për Rahovec, Haradinaj ka thënë se Smajl Latifi ishte për një kohë shumë të shkurtë në udhëheqjen e këtij qyteti.

Ndërsa, në Suharekë, Lideri i AAK’së tha se u vonuan me kandidimin e Bali Muharremajt.

Sidoqoftë, Haradinaj ka thënë se në krejt Kosovën janë ndëshkuar partitë në pushtet.

”Hetohen një lodhje me qeverisje. Është hetu një anti votë ndaj qeverisjes”, ka thënë ai.

______________________________________________________________________

Haradinaj: Haraçin ma shpikën kundërshtarët

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka hedhur akuza në drejtim të kundërshtarëve politikë se kanë shpikur haraçin, reketin dhe kazinot për ta dëmtuar imazhin e tij.

“Haraçi është shpik prej oponentëve për të mbërri caqe politike”, ka thënë Haradinaj, në një intervistë në KlanKosova.

Sipas tij, kundërshtarët politikë kanë përdor taktikën që të akuzojnë dikë para se dikush t’i akuzon ata.

“Për mua ka qenë një situatë jo e mirë”, ka shtuar ai.

Lideri i AAK’së ka thënë se kundërshtarët i ka kapluar poshtërsia kur kanë nisur me fushatën kundër tij.

“Këtu shihet shkalla e poshtërsisë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se kushdo që e akuzon do të ballafaqohet me gjykatën.

“S’durojë më”, ka thënë Haradinaj, kur është pyetur për hapat që do të ndërmarrë ndaj kundërshtarëve që akuzojnë për krim, haraç dhe vrasje politike.

Ndërkohë, Haradinaj ka folur edhe për procesin gjyqësor që ka zhvilluar në Hagë.

Ai ka thënë se ndihma që ka ardhur prej njerëzve të Kosovës për ta ndihmuar në Haga ka filluar të keqpërdoret.

“Këta kanë fillu me keqpërdor, me bastardu atë ndihmë”, ka thënë ai.

Sidoqoftë, Haradinaj ka thënë se mallin e vetë gjithkush ka të drejtë me përmend, por jo me keqpërdor.

“Mallin e vetë gjithkush ka të drejtë me përmend. Dikush që të ka ndihmu ka të drejtë me thanë, me përmend”./express/