Ja përse drita është jetike për shëndetin tonë

Kemi të drejte kur e lidhim fort dritën me arsyen e jetesës. Në fakt në keni shumë nevoje për të në mënyrë që të shohim, të rritemi dhe të kemi humor të mirë. Drita na ndihmon të kemi një shikim më të mirë.
Studimet e fundit te kryera ne Tajvan dhe Danimarke, kanë treguar se fëmijët që luajnë jashtë shtëpisë për një kohë të gjatë kanë më pak rrezik të preken nga miopia. Drita në fakt nxit prodhimin e dopaminës, këtij neuro-transmetuesi të nevojshëm për një funksionim sa më të mirë të retinës. Nga ana tjetër, vitamina D që marrim nga drita është thelbësore për rritjen osteo-artikulare.
Drita na ngre moralin
Në vitin 1984, psikiatri amerikano- afrikano jugor Dr Norman Rosenthal, ka identifikuar fenomenin e depresionit sezonal. Ai tregoi se drita luante një rol të rëndësishëm në shëndetin tonë duke luftuar depresionin e dimrit.
Stimulimi i retinës nga rrezet e dritës nxit një reaksion në tru që prodhon seratoninen, një neuro-përçues ku i cili luan rol në ndjesinë e mirëqenies. Nëse ecni nga pak çdo ditë në ambiente të hapura do ndiheni me optimiste.
Drita ndihmon në plakjen e “shëndetshme”
Një gjumë i mirë na ndihmon të jeni aktive dhe plot gjallëri. Sa më shume të plakemi aq më pak gjumë bëjmë. Në këtë rast drita na ndihmon duke rregulluar ritmin plakje-gjumë, duke frenuar osteoporozën, duke luftuar depresionin dhe duke na bërë më të vëmendshëm.