Uji Dea

Ja kush masakron në Siri

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në mesin e atyre që e mbrojnë regjimin sirian të Bashar al Assadit, janë vrasësit “fantazma”…

“Daily Mail” shkruan se këta luftëtarë janë të mbuluar me tatuazhe me figurat e udhëheqësve. Shumë sirianë i akuzojnë ata masakrimin e grave dhe fëmijëve, duke ua prerë fytin apo duke i ekzekutuar nga afërsia. Të armatosur me kallashnikovë dhe hanxharë, vlerësohet se ata kryejnë punët më të pista për regjimin, në mënyrë që zyrtarët të mund të thonë se sulmet mbi civilët nuk janë të “sponsorizuara” nga shteti.

Grupi është i njohur si “Shabiha” apo “Fantazmat”. Ata veshin pantallona kamuflazhi dhe fanelle të zeza, ndërsa paga e tyre është afro 160 euro në ditë. Thuhet se hyjnë në qytete pasi përfundon bombardimi ushtarak.

“Misioni i tyre është për të terrorizuar civilët dhe kryerja e spastrimit etnik”, ka thënë një burim për “Daily Mail”.

UBT

Ata janë fajësuar për vrasjen e 108 civilëve në Houli para dy javëve. Thuhet se kanë vrarë 12 punëtorë në Qusayru dhe 78 banorë në Qubairu në javën e kaluar. Udhëheqësi i Rrjetit sirian për të Drejtat e Njeriut, mjeku Mousab Azzawi, thotë se ka trajtuar disa nga shabihët në Lataki.

“Ata janë përbindësha. Kanë muskuj të mëdhenj, barqe të mëdha dhe mjekra. Ata marrin steroide për të ‘të fryrë’ trupat e tyre”, tha Azzawi, duke shtuar se me ta është dashur të bisedojë si me fëmijë, meqë nuk kanë nivel të lartë të inteligjencës.

“Çfarë i bën ata aq të tmerrshëm janë kombinimi i fuqisë dhe respekti i verbër ndaj regjimit”, shton Azzawi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.