Mobi Casa

Ja kush janë të arrestuarit për korrupsion në UP

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit nëntë të dyshuarve për korrupsion me rastin e regjistrimit të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë, ndërsa vetëm dy prej tyre i ka lënë në arrest shtëpiak. Më poshtë lexoni emrat e gjithë të arrestuarve dhe pozitën aktuale që aktualisht e kanë në Univeristetin e Prishtinës.

Esat Belaj (1984) nga Studenica e Istogut, është asistent në Fakultetin e Mjekësisë. Ai dyshohet si “koka” e regjistrimeve me ryshfet në Fakultetin e Mjekësisë dhe i pari në listën e të arrestuarve, shkruan Koha Ditore.

Rejan Zeneli (1984) nga Istogu, është bashkëpunëtor i Esat Belajt. Është nën hetime edhe në raste të tjera për falsifikim, mashtrim, falsifikim i dokumenteve dhe legalizim i përmbajtjes së pavërtetë.

Si të dyshuar për vepra penale të dënueshme më shumë vjet burgim janë edhe:

Kemajl Gashi (1986) nga Vushtrria, po ashtu asistent në Fakultetin e Mjekësisë.

Arjan Janova (1985) nga fshati Korroticë e Lartë e Drenasit, asistent i angazhuar në Fakultetin Filozofik.

Leonard Bytyqi (1987), nga Prizreni, mjek në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë.

Albion Haxhijaha (1988) nga Rahoveci, mjek në Repartin e Internos në QKU.

Hidromorava

Mevledin Beqiri (1984) nga Olshani i Vushtrrisë, i diplomuar në Mjekësi.

Gazmend Maliqi (1984) nga Kijeva e Malishevës, asistent në Fakultetin e Mjekësisë.

Arton Hoti (1984) nga Jashanica e Klinës, mjek në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjakovë

Kushtrim Morina (1988) nga Rahoveci, ekonomistë i papunë dhe

Muhamet Maliqi (1983) nga fshati Busovatë i Kamenicës, student i Fakultetit të Mjekësisë.

Të gjithë këta janë arrestuar të enjten nga një operacion i Drejtorisë për Hetime të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Të gjithë janë arrestuar nën dyshimin për veprat penale “marrje ryshfeti, keqpërdorim i detyrës zyrtare, raste të posaçme të falsifikimit të dokumenteve dhe legalizim i përmbajtjes së pavërtetë’,.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit për nëntë të dyshuarit për skandalin e regjistimeve në Fakultetin e Mjekësisë. Ndërsa masën e arrestit shtëpiak ua ka caktuar vetëm Albion Haxhijahës dhe Muhamet Maliqit. /Koha Ditore/