RCCOLA

Ja kush janë ministrat e LDK-së në qeverinë Haradinaj!

/ 2 minuta lexim

Gazeta “Bota sot” ka arritur t`i mësoj emrat e ministrave të mundshëm të koalicionit LDK-AAK-Nisma.

Kështu, Lidhja Demokratike e Kosovës do të merr në udhëheqje shumicën e ministrive, ashtu siç është përcaktuar në marrëveshjen ndërmjet tre liderëve. Përveç postit të kryeministrit, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës pritet do t`i takojnë dy ministri.

Një burim i besueshëm i gazetës “Bota sot”, bën të ditur se Lutfi Haziri ose Agim Veliu do të jetë zëvendëskryeministër nga LDK-ja, në qeverinë e ardhshme.

Po i njëjti burim bën të ditur se ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini, do të udhëheqë me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, derisa nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala, do të jetë ministër i Integrimeve Evropiane.

Burimi bënë të ditur se anëtari i kryesisë së LDK-së, Kujtim Shala, do të jetë Ministër i Arsimit, ndërsa Sali Bashota ose Vehbi Miftari do të jetë ministër i Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Fundamenti

Sipas këtij burimi, ministër i Punëve të Jashtme do të jetë Albin Kurti, nëse Vetëvendosje bëhet pjesë e koalicionit qeverisës e nëse jo, me këtë ministri do të udhëheqë Jeton Kelmendi.

Ndërsa, Ministria e Mbrojtjes apo Ministria e FSK-së do të udhëhiqet nga Anton Quni ose Jeton Kelmendi.

Ndërsa, burime të tjera bëjnë të ditur se ish deputeti Shkumbin Demalija nga AAK-ja mund të jetë ministër i Punëve të Brendshme.

Ndryshe në marrëveshjen e dalë pas zgjedhjeve të 8 qershorit, subjektet politike, LDK-AAK-Nisma ishin marrë vesh vetëm për postet kryesore. /botasot/