RCCOLA

Ja kush e paralajmëron një skenar të rrezikshëm për Kosovën

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Analistët politikë e kanë kritikuar KQZ-në për këtë zvarritje të pa shpjegueshme, për faktin se që natën e parë, në mes te 6 dhe 7 tetorit, është raportuar për numërimin e mbi 90% të votave.

“KQZ-ja është duke luajtur një lojë të pistë. Nuk e di se si ka mundësi që shumica votave të numërohen brenda 24 orëve, kurse votat e diasporës dhe ato me kusht të zvarriten me ditë të tëra. Shihet qartë që është duke u zier një lojë e pistë”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Ka kaluar më shumë se një javë që kur kanë përfunduar zgjedhjet e 6 tetorit, madje brenna natës u publikuan edhe rezultati i afërt preliminar i zgjedhjeve, mirëpo numërimi i plotë i votave dhe shpallja e rezultatit për përfundimtar po zvarritet akoma.

Analistët politikë e kanë kritikuar KQZ-në për këtë zvarritje të pa shpjegueshme, për faktin se që natën e parë, në mes t 6 dhe 7 tetorit, është raportuar për numërimin e mbi 90% të votave.

Sipas analistit politik, Faik Krasniqi, pjesa e mbetur e votave të pa numëruar po shndërrohet në një skenar të rrezikshëm, me qëllim të përmbysjes së rezultatit për subjekte të caktuara politike, dhe futjen eventuale në parlament me vota të kontrabanduara, edhe të koalicionit NISMA-AKR që në këtë faze aktuale, sipas gjendjes, nuk e kalon pragun zgjedhor.

Mobi Casa

Analisti Krasniqi thekson se kjo që po ndodhë tani në fund të procesit në KQZ, zvarritja e rezultatit dhe loja me vota, është shpërdorim i vullnetit të qytetarëve dhe rrezik serioz i lëndimit të demokracisë së brishtë kosovare, të ndërtuar me mundë e me vonesë të madhe.

“KQZ-ja është duke luajtur një lojë të pistë. Nuk e di se si ka mundësi që shumica votave të numërohen brenda 24 orëve, kurse votat e diasporës dhe ato me kusht të zvarriten me ditë të tëra. Shihet qartë që është duke u zier një lojë e pistë”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Krasniqit, në këtë lojë të pistë, përveç KQZ-së me shumicën e anëtarëve, janë të përfshira edhe eksponent të tjerë jashtë këtij institucioni.

“Në këtë lojë janë të përfshirë jo vetëm KQZ-ja, por edhe eksponentë të tjerë. E shoh si tendencë për të mos lejuar koalicionin mes LVV dhe LDK, respektivisht Albinit dhe Vjosës. Nëse ndodh që përmes manipulimeve t’i vidhet fitorja Lëvizjes, Vetëvendosje, duhet të organizohet në një protestë gjithë popullore. Sidoqoftë unë uroj që KQZ të heq dorë nga kjo lojë e pistë”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot