Eko Higjiena

Ja emrat e të arrestuarve të Komunës së Prishtinës

/ 6 minuta lexim
Eco Higjiena

Dhjetë zyrtarët e arrestuar sot nga Policia e Kosovës janë:
– Ismet (Kadri) Haliti
– Skender (Jahir) Canolli
– Vehbi (Rrahman) Abdullahu
– Drita (Hamit) Rukiqi
– Blerim (Jakup) Syla
– Blerim (Hysen) Ibishi
– Ardian (Humdi) Muhadri
– Arbenita (Hysen) Ajeti
– Mergim (Nexhip) Shala
– Granit (Ali) Cenaj
– Qemajl (Adem) Pozhegu (pronar i kompanisë ndërtimore POZHEGU) /Koha.net

Shpend Ahmeti: Ne bashkëpunuam me Prokurorinë

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka organizuar një konferencë për media menjëherë pas arrestimeve që kanë ndodhur sot në komunë.

Pavarësisht se sipas prokurorisë hetimet kanë nisur vitin e shkuar, Ahmeti thotë se pos rasteve tjera, ai ka ndihmuar prokurorinë edhe për këtë rastin e fundit.

Sipas Ahmetit, ai dhe i gjithë stafi i tij kanë bashkëpunuar ngushtë me prokurorinë për çdo rast për të cilin ata kanë kërkuar ndihmën e komunës.

“Një numër i dosjeve na është kërkuar nga Prokuroria speciale dhe ne kemi bashkëpunuar me ta dhe një numër i këtyre lëndëve janë duke u hetuar”, ka thënë ai.

“Nuk ka pas qëndrime politike me aq sa di unë, por unë mendoj se këtu nuk ka hapësirë për qëndrime politike pasi po flitet për vepra penale dhe përgjegjësi penalen e bartin ata persona, dhe nëse është e vërtet kjo që po flitet atëherë aty nuk ka çka të merren subjektet politike”

Djali i Isa Mutafës: Ismet Haliti nuk është dhëndëri i babës

I biri i Isa Mustafës ka reaguar pas raportimit të Express se i arrestuari Ismet Haliti është dhëndër i Isa Mustafës. Ai madje ri-potencimin e këtij fakti të përmendur shumë kohë më parë nga “Koha Ditore” e quan si fushatë.

“Heret ka fillu fushata politike.

Në artikullin e Gazetes Express thuhet : Ndër të arrestuarit në Komunën e Prishtinës edhe dhëndëri i Isa Mustafës, Ismet Haliti. Me vjen keq Express, por lajmi osht i gabuar. Ismet Haliti nuk eshte dhëndër i Isa Mustafës”, shkruan Besnik Mustafa në facebook.

Ndër të arrestuarit në Komunën e Prishtinës edhe dhëndëri i Isa Mustafës, Ismet Haliti

Që hetimet për korrupsion në Komunën e Prishtinës janë ka kryer nga Prokuroria e Shtetit kishte raportuar edhe kohë më parë, ku përflitje si i hetuar edhe ish-kreu i Prishtinës, edhe kryetari i LDK’së, Isa Mustafa.

Arrestimet që janë kryer sot nga Prokuroria e prekin fort Mustafën. I arrestuari Ismet Haliti, siç edhe është raportuar më herët në shkrime për punësimet familjare në Komunën e Prishtinës, është dhëndër i Isa Mustafës.

“Ish-kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa në objektin ku ai punonte kishte gjetur vend edhe për dhëndrin Ismet Haliti dhe nipin e gruas së tij, Fatos Azemi. Për Halitin, burimi ka thënë se është punësuar shef i Sektorit të Inspektoratit, kurse për Azemin, zyrtar në Drejtorinë e Financave në Komunën e Prishtinës”, shkruanet “Koha Ditore”.

Të arrestuarit dyshohet se janë të përfshirë në 49 lëndë të ndërtimeve

Komunarët e arrestuar mëngjesin e sotëm nga Policia e Kosovës, dyshohet se janë të përfshirë në 49 lëndë të ndërtimeve.

ARKATANA

Dyshohet se 10 zyrtarët komunal, në mesin e tyre edhe shefi i Inspektoratit Ismet Haliti, kanë pas informacione për shumë ndërtime pa leje, por asnjëherë nuk kanë marrë mundimin t’i parandalojnë ato.

Burime të Express thonë se Porkurorja e rastit Drita Hajdari, pas hetimeve një vjeçare ka gjetur dyshime të mjaftueshme për të dhënë urdhër për arrestimin e tyre.

“Dyshohet që ata janë të përfshirë në 49 lëndë të ndërtimeve pasi prokuroria dyshon se ata kanë pas informacione për ndërtime pa leje por nuk i kanë parandaluar”, thotë ky burim për Express.

Pjesa më e madhe e të arrestuarve akoma nuk janë intervistuar, derisa policia aktualisht po kryhen bastisje në zyrat dhe pronat e tyre.

Gjyqtari i procedurës paraprake është Vehbi Kashtanjeva.

Prokuroria: Arrestimet ndodhën pas hetimit një vjeçar, arrestohet edhe Ismet Haliti

Sot në mëngjes janë arrestuar 10 zyrtarë komunalë të Prishtinës. Në mesin e tyre shefin e sektorit, një zyrtar për ekzekutim, dhe 8 inspektorë për ndërtim, si dhe pronarin e një kompanie private të ndërtimit.

Në mesin e 10 të arrestuarve nga komuna, është edhe Ismet Haliti shefi i inspektorëve. Aktualisht Haliti është duke u marrë në pyetje nga Policia për veprat për të cilat dyshohet se i ka kryer, derisa prokuroria u ka shqiptuar masën e ndalimit policor në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht edhe nga Prokuroria Speciale e Kosovës, sipas të cilës me urdhër të prokurorit vendor Policia e Kosovës ka arrestuar 10 zyrtarë nga Sektori i ndërtimit i Drejtorisë së Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, prej tyre, shefin e sektorit, një zyrtar për ekzekutim, dhe 8 inspektorë për ndërtim, si dhe pronarin e një kompanie private të ndërtimit.

Për dhjetë zyrtarët e arrestuar nga Komuna e Prishtinës, ekziston dyshimi i arsyeshëm se kanë kryer veprën penale, Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me veprën penale, Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërkaq, për të arrestuarin e njëmbëdhjetë, (pronari i një kompanie private), ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka kryer veprën penale Falsifikim i dokumenteve nga neni 398, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i rastit, për të pandehurit, ka urdhëruar ndalimin policor në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Arrestimi i sotëm është rezultat i hetimit paraprak, që është zhvilluar nga shtatori i vitit 2013, lidhur me ndërtimin e objekteve pa leje ndërtimore, në Komunën e Prishtinës. Gjatë kësaj kohe janë siguruar prova të rëndësishme për dyshimin e bazuar se personat e arrestuar kanë kryer veprat penale të lartcekura.

Arrestohen 10 zyrtar të komunës së Prishtinës, në mesin tyre edhe shefi i Inspektoratiti

Ata akuzohen për korrupsion dhe krim të organizuar. Arrestimin e ka bërë Policia e Kosovës, transmeton Koha. Në mesin e të arrestuarve në komunë është edhe shefi i Inspektoratiti.

Aktualisht të arrestuarit sipas burimeve të Express ndodhen në stacionin e policisë në qendër polici duke u marrë në pyetje nga zyra e Krimeve ekonomike.

Ndërkohë pritet edhe prononcimi zyrtar i Policisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.