ARKATANA

Ja emrat e gjyqtarëve të akuzuar nga EULEX-i

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në krye të një grupi gjyqtarësh që akuzohen se kanë nxjerrë vendime të paligjshme gjyqësore, duke bartur hektarë toke nga prona shoqërore në atë private, besohet se qëndron ish-kryetari i Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka, kundër të cilit është ngritur aktakuzë për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe nxjerrje të vendimeve të paligjshme gjyqësore.

Në aktakuzën e ngritur të martën nga një prokuror special i EULEX-it janë edhe ish-vartësit e Ukës, gjyqtarët e Gjykatës Komunale, Olga Janiçijeviq, Sanije Muqolli, Shemsije Sheholli dhe Jehomir Milaliq. Aktakuzë është ngritur edhe kundër ish-gjyqtarëve të Gjykatës së Qarkut të Prishtinës; Ekrem Agushi, Ferid Bislimi dhe Rrahman Retkoceri, të cilët akuzohen se si gjyqtarë të shkallës së dytë kanë vërtetuar aktgjykimet e paligjshme të shkallës së parëm, shkruan koha.

ARKATANA

Prokuroria ka akuzuar edhe juristen e ish-ndërmarrjes shoqërore në Fushë-Kosovës, KBI “Kosova Export”, Hasnije Balidemaj, si dhe kundër avokatit Gazmend Gashi nga Prishtina. Ai është dhëndëri i Nuhi Ukës.

EULEX-i në një njoftim ka thënë se prokurori e ka akuzuar ish-kryetarin e Gjykatës Komunale për veprat penale shpërdorim të pozitës zyrtare dhe të autoritetit dhe për ndihmë në nxjerrjen e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.