Fundamenti

Ja çka duhet të bëni, nëse keni shtypje të lartë të gjakut

/ 3 minuta lexim

Kafeina gjendet në kafe, çaj, kokakolë dhe në pijet energjetike. Marrja e sasive të mëdha të kafeinës nga kafja ndikon në rritjen e menjëhershme të shtypjes së gjakut. Por, studime të tjera, kanë dhënë rezultate të ndryshme. Duket se reagimi i shtypjes së gjakut ndaj marrjes së kafeinës, është individual.

Tërshëra, pemët dhe perimet ndihmojnë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut, transmeton gazeta Kosova Sot.

Një studim ka analizuar veprimin e tërshërës te shtypja sistolike, me ç’rast është parë se shtypja sistolike e gjakut ishte për 2.7 mm Hg më e ulët dhe shtypja diastolike më e ulët për 1.5 mm Hg te personat që konsumonin 60 g të tërshërës së përpunuar në ditë. Kjo sasi e tërshërës përmban rreth 4 g të fibrave të quajtura beta-glukane. Nëse edhe ju doni uljen e shtypjes së gjakut, atëherë hani tërshërë për kafjall.

PANXHARI

Panxhari është i pasur me nitrate inorganike. Gjatë tretjes, ato shndërrohen në oksid nitrik, i cili shkakton zgjerimin e artereve, gjë që ulë në mënyrë direkte shtypjen e lartë të gjakut. Është parë se konsumimi i lëngut të panxharit ulë shtypjen sistolike të gjakut për 4.4 mm Hg, derisa nuk është parë se ka ndikim te shtypja diastolike.

Vitamina C, ose acidi askorbik, gjendet te pemët dhe perimet e freskëta. Një shujtë mesatare përmban 10 – 40 mg të vitaminës C. Është parë se kjo vitaminë ndikon në uljen e shtypjes së lartë të gjakut, respektivisht të shtypjes sistolike për 3.84, respektivisht të asaj diastolike për 1.48 mm Hg. Por, kujdes mos e teproni me vitaminë C, meqë sasitë e tepërta mund të ndikojnë në formimin e gurëve në veshka.

Hidromorava

Dihet se ekziston një lidhje direkte midis konsumimit të kripës së kuzhinës dhe rritjes së shtypjes së gjakut. Është parë se njerëzit konsumojnë më shumë kripë sesa që ka nevojë organizmi i tyre. Një studim i bërë tash vonë ka treguar se zvogëlimi i marrjes së kripës për 4.4 g në ditë, mund ta ulë shtypjen sistolike për 4.2 mm Hg, e atë diastolike për 2.1 mm Hg. Kini kujdes nga kripa që gjendet te ushqimet e përpunuara.

ALKOOLI

Konsumimi i alkoolit, përpos të këqijave të tjera, rritë edhe shtypjen e gjakut, respektivisht konsumimi i një a më shumë pijeve alkoolike në ditë, është parë ta rrisë shtypjen sistolike të gjakut për 2.7 mm Hg, respektivisht atë diastolike për 1.4 mm Hg. Është interesante që, menjëherë pas konsumimit të alkoolit, shtypja e gjakut në fillim bie, për t’u ngritur më pastaj.

Ngritja e shtypjes së gjakut për shkak të konsumimit të jamballit të zi, është e rrallë, por janë raportuar raste të tilla. Jamballi gjendet në bonbone të ndryshme dhe mendohet se substanca aktive që ndikon në ngritjen e shtypjes së gjakut, është acidi glikirizik (GZA).

Kafeina gjendet në kafe, çaj, kokakolë dhe në pijet energjetike. Marrja e sasive të mëdha të kafeinës nga kafja ndikon në rritjen e menjëhershme të shtypjes së gjakut. Por, studime të tjera, kanë dhënë rezultate të ndryshme. Duket se reagimi i shtypjes së gjakut ndaj marrjes së kafeinës, është individual.

(Kosova Sot)