Uji Dea

Ja cilët janë 6 kriminelët më të pasur të historisë

/ 3 minuta lexim

Përgjate historisë, shumë gangsterë me famë kanë grumbulluar një pasuri tejet të madhe falë aktivitetit të tyre kriminal.

Ata kanë qenë dilerë të drogës, mafisë dhe mashtrues të mëdhenj… Po cilët janë kriminelët më të pasur të historisë?

1. Pablo Escobar: 30 miliard dollarë

Në krye të listës ndodhet krimineli Pablo Escobar. Në vitet ’70 ai ishte “koka” e trafikut të drogës në Kolumbi dhe gjithashtu mbikëqyrte 80% të tregtisë të kokainës në botë. Në atë kohe ai ishte i 7-ti person më i pasur në botë. Edhe pse një pjesë të parave i jepte për bamirësi, kjo nuk e shpëtoi nga vdekja. U vra me 2 dhjetor 1993 gjatë arrestimit.

2. Amado Carrillo Fuentes: 25 miliard dollarë

Edhe Amando Fuentes ka provuar se mund të bëhesh i pasur duke drejtuar tregtinë e drogës ne Amerikën Jugore. Ai nuk u arrestua asnjëherë, por vdiq në sallën e operacionit, ndërkohë që po kryente një operacion plastik për të ndryshuar pamjen.

3. Leona Helmsley: 2 miliard dollarë

Fidanishtja

Edhe pse nuk ka shumë femra miliardere, Leona Helmsley është njëra nga ato. Ajo ne fakt nuk ka shume merita për këtë pasuri. Ishte vetëm një rrobaqepëse e thjeshte, por ia hodhi “grepin” mandatit industrial Harry Helmsley, i cili ishte i “krimbur” ne para. Me vone ajo menaxhoi Helmsley Palace Hotel, ne te cilin ndodhnin gjera jo legale. Ne 1988-ën Leona morri një gjobë prej 7 milion dollarësh për mashtrim dhe zhvatje fondesh.

4. Bernard Madoff: 820 milion dollarë

Bernard Madoff është milioneri i krimit të kohëve te fundit. Ai iu zhvati klientëve të tij rreth 65 miliard dollarë me anë të kompanisë Bernard L. Madoff Investment Securities. Ne 2008-ën është arrestuar dhe është dënuar me 150 vjet burg.

5. Dennis Kozlowski: 600 milion dollarë

Dennis Kozlowski ishte punonjës i kompanisë se sigurimit Tyco International, por i konsideronte paratë e shoqërisë ku punonte si te tijat. Ai bleu një shtëpi 19 milion dollarë dhe një apartament njujorkez prej 18 milion dollarësh. Dennis-i gjithashtu ka paguar me 2 milion dollarë, këngëtarin Jimmy Buffet për një koncert privat. Ne 2005-ën ai është arrestuar dhe është dënuar me 25 vite burg.

6. Al Capone: 100 milion dollarë

Një prej gangsterëve mëdhenj te të gjitha kohërave është Al “Scarface” Capone. Zyrtarisht mbledhës objektesh antike, ne realitet ishte ne krye te botes se krimit ne Chicago-n e shekullit 20. Paratë i mblodhi fale kazinove ilegale, vjedhjeve, prostitucionit dhe tregtisë se alkoolit. Ne vitet e “lavdisë” ai merrte 100.000 dollarë ne jave. Nuk paguante taksat dhe për këtë arsye u fut ne burg. Megjithatë Al Capone përfitoi një lirim te parakohshëm për shkak te shëndetit te keq.