Ja cila nga këto perime zgjat jetën

Nëse ju pëlqejnë ushqimet djegëse, tani keni një arsye më shumë përse t’i konsumoni. Ato ju ndihmojnë të jetoni më gjatë.
Prej kohësh është provuar se speci i kuq djegës është shumë i mirë për trajtimin e disa sëmundjeve si sëmundjet kardiovaskulare dhe iktusi. Por dobitë e tij lidhen drejtëpërdrejtë me jetëgjatësinë e njeriut.
Shkencëtarët e University of Vermont (SHBA) analizuan të dhënat e një studimi afatgjatë, ku u vëzhguam për 23 vite zakonet e ushqyerjes së 16 mijë amerikanëve. Vdekshmëria totale e personave që kishin konsumuar spec të kuq djegës ishte 21.6%, ndërsa tek ata që nuk kishin konsumuar spec djagës ishte 34.6%. Një shifër e pabesueshme, por e vërtëtë. Konsumi i përjavshëm i specit djegës shton me 13% mundësinë që ju të jetojnë më gjatë.
Sipas studiuesve, në sipërfaqen e jashtme të trupit tonë gjenden qeliza të specializuara që quhen receptorët potencialë të përkohshëm.Këta receptorë përthithin të parët kapsaicinën, përbërësin kryesor të specit djegës. Kapsaicina i lejoj metabolizmit të njeriut të ndryshojë fluksin e qarkullimit të gjakut në zemër.Speci djegës ëprmban po ashtu edhe ushqyes të tjerë si vitamina B, C, provitamina A si dhe përbërës me përmbajtje anti-bakteriale që mbrojnë florën e e zorrëve, zemrën dhe stomakun.