ARKATANA

Ja çfarë thotë Shefki Kuqi për Michel Platini

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Shefki Kuqi ka folur për presidentin e UEFA-s, Michel Platini.Një nga futbollistët më të mirë në histori të Finlandës, kosovari, Shefki Kuqi, ka kritikuar ashpër Michel Platininë, kreun e UEFA-s.

Kuqi deklaroi se vendimi që UEFA mori për sfidën Serbi-Shqipëri është plotësisht i papranueshëm.

Eco Higjiena

“Për mua, befasia më e madhe është se lojtarëve të Shqipërisë iu tha të mos luanin. Dikush që ishte aty në fushë dhe e kupton futbollin, e di se nuk bëhej fjalë për lojë”, u shpreh Kuqi, përcjellin mediat finlandeze.

“Çfarë po mendonin ata kur e morën këtë vendim? Dhe flamuri që u hodh në stadium, si mund të sigurohemi që nuk e bëri një serb?”, shtoi tutje Kuqi.