HW

Ja çfarë thotë De Biasi për transferimin e Ajetit te Torino

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Futbollistë të Kombëtares dhe trajneri Gianni De Biasi kanë vlerësuar kalimin e Arlind Ajetit nga Frosinone te Torino.

Trajneri është kontaktuar nga “Panorama Sport” për një prononcim të shkurtër në lidhje me transferimin Ajetit te Torino, për faktin se sa do të përfitojë Kombëtarja:

HW

“Ajeti ka një të ardhme të madhe përpara. Transferimi te Torino, pas një gjysmë sezoni të mirë me Frosinonen, do ta maturojë akoma edhe më shumë. Kjo, për vetë faktin se Torino është një ekip që lufton gjithmonë në mesin e sipërm të tabelës dhe për Kombëtaren do të jetë një garanci më shumë në repartin e prapavijës”, u shpreh De Biasi.

Pak ditë më parë Ajeti firmosi një kontratë trevjeçare me Torinon, me të drejtën e zgjatjes edhe për dy vite të tjera. Nga kjo kontratë, Ajeti thuhet se do të përfitojë rreth 500 mijë euro në sezon.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.