UBT

Ja çfarë ndodhi në takimin “jo formal” Mustafa – Vuçiq

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Takimi në mes të kryeministri kosovar, Isa Mustafa dhe atij serb, Aleksander Vuçiq, i ftuar si darkë jo formale nga shefja e diplomacisë europiane Federica Mogherini, ka përfunduar rreth orës 21:30 minuta, por as Mustafa e as Vuçiq nuk janë prononcuar për media.

Fillimisht për gazetarët ka folur vetëm ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq, që e ka quajtur të rëndë këtë takim pune, njofton Klan Kosova.

Sipas tij edhe pala kosovare edhe ajo serbe, janë zotuar se do t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura më herët.

“Kjo ka qenë e vetmja gjë që sipas tij të dyja palët kanë pajtim absolut”, njofton nga Brukseli, drejtori i Informacionit në Klan Kosova, Gazmend Syla.

“Daçiq ka thënë se është përmendur edhe Kapitulli i 35 dhe nuk ka lënë pa përmendur se një amendament i ri në këtë kapitull nuk është i mirëpritur nga qeveria serbe dhe ka bërë të ditur se ky është një problem i madh, i një çështje të madhe”, ka njoftuar Syla.

Ndërkohë për Klan Kosovën nga Brukseli ka dhënë një intervistë ekskluzive zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai ka deklaruar për Ora e Fundit se, takimi me palën serbe në darkën jo formale të ftuar nga Federica Mogherini, nuk ishte i lehtë.

Uji Dea

Ai tha se vërehej një frustrim tek lidershipi serb.

“Ka qenë një takim juridik me ballafaqime të mëdha”.

“Vërehet një frustrim i madh i përfaqësuesve të Serbisë pas mbështetjes së madhe që ka marr Kosova për anëtarësim në UNESCO, por reagimi ynë ka qenë se Kosova do të anëtarësohet në UNESCO dhe organizatat tjera ndërkombëtare, ku do ta forcojë pozitën e shtetit në arenën ndërkombëtare”, tha Thaçi.

Ai deklaroi, po ashtu se pala serbe hapi tema të së kaluarës dhe silleshin sikur e gjithë bota është kundër tyre.

“Serbia hapi tema edhe të së kaluarës, por Beogradi ishte që ka iniciuar dhe ka kryer këtu gjenocid dhe në këtë drejtim në nuk mundemi në asnjë rrethanë dhe në asnjë mënyrë të iu japim imunitet në këtë çështje”.

“Ata kishin një frustrim thuajse e gjithë bota është kundër tyre e gjithë BE-ja është kundër tyre dhe ata po ndëshkohen”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.