FITORJA

Ja çfarë i bën kripa e tepërt trurit?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deri më tani, ekspertët kanë pranuar se kripa e tepërt rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe tensionit të lartë të gjakut. Një studim i publikuar në revistën Nature Neuroscience, arrin në konkluzionin se kripa e tepërt shkakton mangësi në funksionet e trurit tek njeriu.

Shkencëtarët shpjegojnë se duke e tepruar me kripën, njeriu është më i prekur nga ishemia, sëmundjet e zemrës dhe probleme të ndryshme me funksionet e trurit.

Të dhënat shkencore tregojnë se kripa arrin të dëmtojë funksionin e qelizave endotheliale brenda enëve cerebrale të gjakut. Problemet me këto qeliza, përfshirë këtu edhe furnizimin e mangët të trurit me oksigjen, përbëjnë gjenezën e shumë sëmundjeve kronike.

Roli i fortë i kripës në shëndetin e stomakut dhe trurit

Eco Higjiena

Studimi i përmendur më lart vëzhgoi rolin e kripës në shëndet për një periudhë 12 javore. Gjatë kësaj periudhe, eksperimentoi tregoi se një regjim ushqimor me shumë kripë prish funksionin e qelizave të trurit. Ky regjim gjithashtu pakëson furnizimin e trurit me oksigjen. Nga ana tjetër, shkencëtarët zbuluan se kripa rrit nivelin e rruazave të bardha të gjakut që gjenden në stomak dhe mbajnë emrin TH17. Numri i lartë i tyre rrit nivelin e një molecule L-17 që nxit inflamacionin. Prania e saj ka ndikime negative në shëndetin cerebrovaskular. Ky zbulim, të cilit i referohet agroWeb.org, nënvizon praninë e një lidhjeje të fortë mes stomakut dhe trurit. Kjo lidhje duhet marrë në konsideratë në përzgjedhjen e një regjimi ushqimor.

Ndryshimet në regjimin ushqimor kanë efekt shërues

Lajmi i mirë sipas ekspertëve, është se ndikimet negative të kripës mund të zbrapsen. Kjo ndodh nëse njeriu bën ndryshimet përkatëse në regjimin ushqimor. Rezultatet në eksperimentet e kryera janë premtuese thonë shkencëtarët.Sipas tyre, nuk është kurrë vonë për të bërë zgjedhje të shëndetshme.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.