Hidromorava

Ja arsyet pse brokoli duhet të jetë gjithnjë pjesë e tryezës tuaj

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Perimet jeshile njihen për vlerat e tyre ushqyese sa i përket shëndetit të njeriut, të cilat nuk duhet të mungojnë asnjëherë në tryezë. Por, perimja që studiuesit kanë vënë në pah kohët e fundit është brokoli.

Sipas studimit më të fundit, thuhet se brokoli ndihmon shikimin. “Konsumimi i brokolit është “çelësi” për të pasur një shikim të mirë dhe për të parandaluar humbjen e tij”– thuhet në studim.

Kjo për shkak se kjo perime me gjethe jeshile përmban një përbërës të quajtur indole -3 carbinol ( I3C).

Gjatë testeve, studiuesit zbuluan se ky përbërës mund të përdoret për të trajtuar degjenerimin makular të lidhur me moshën, shkaku kryesor i humbjes së shikimit.

Eco Higjiena

Studiuesit shpresojnë që studimi i tyre do të çojë në zbulime të tjera lidhur me molekulat në mënyrë që të zhvillohen trajtime të reja lidhur me humbjen e shikimit.

Përveç kësaj, brokoli ju ndihmon të parandaloni edhe disa sëmundje të tjera. Studimet e fundit e kanë cilësuar këtë perime si parandaluese për limfomën, kancerin metastatic, kancerin e gjirit dhe të prostatës.

Tek sytë, përbërësi I3C aktivizon AhR, një receptor që nxit detoksifikimin kimik tek retina.

AhR fillon të dobësohet me kalimin e moshës, megjithatë është i rëndësishëm për të mbajtur sytë e pastër dhe të shëndetshëm./lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.