Izolohet Muçibaba, komuna në gjumë të thellë dimëror

Gjilan – Idriz Rexhepi tha për rajonipress se Muçibaba edhe pse është zonë kufitare askush prej komunës nuk është interesuar që ta hap rrugën. Janë 16 familje që janë ngujuar nga bora e madhe.
Idriz Rexhepi të dielën ka dërguar disa foto ku shihet gjendja e rënduar pas reshjeve të shumta të borës. Ata pak banor të mbetur detyrohen të merren me pastrimin e rrugëve dytësore sepse ndryshe nuk mund të kalojnë nga bora e madhe.
Idriz Rexhepi banor në Muçibabë tha se ky fshat kufitar pothuajse nuk ekziston fare për komunën. “Muçibaba edhe pse është zonë kufitare askush prej komunës nuk është interesuar që ta hap rrugën. Janë 16 familje që janë ngujuar nga bora e madhe dhe kanë nevojë urgjente për ndihma e hapje të rrugës” tha Rexhepi.
Madje ky banor e ka një lutje për Lutfi Hazirin.”Luta sa vrapon pas televizioneve e karrikave të LDK-së, le të vrapojë pas qytetarëve të vet. Neve nuk na intereson ku shkon ai, në Bruksel a Tiranë, ai duhet me bashkejtue me hallet e qytetarëve të saj” tha Rexhepi./rajonipress/