GRANDEMALL

Izolimi përfundon nesër

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kosova përfundimisht ka plotësuar të gjitha rekomandimet që Komisioni Evropian ia kishte parashtruar në mënyrë që të fitojë liberalizimin e vizave. Madje, vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën tashmë është i pashmangshëm. Këtë lajm e ka konfirmuar edhe vetë Komisioni Evropian për gazetën “Zëri” përmes zyrtares së tyre për informim, Mina Andreeva.

“Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën tashmë është i pashmangshëm”, ka thënë Andreeva për “Zëri.info”, duke shtuar se rekomandimet e nevojshme që ka pasur Kosova tashmë janë plotësuar.

Uji Dea

Megjithatë, mbetet ende pikëpyetje nëse Kosova do të jetë pjesë e agjendës së ditës së mërkurë, kur ky Komision pritet që të japë rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave, edhe pse mediumet ndërkombëtare tashmë kanë konfirmuar 4 majin si ditë kur Kosova pritet që të marrë rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian. Ndërkohë sipas Andreevas, agjenda përfundimtare e Komisionit Evropian, ku edhe përfundimisht do të merret vesh nëse Kosova do të marrë rekomandimin nesër apo jo, do të konfirmohet vetëm sot në mesditë. “Agjenda e kolegjit për të mërkurën do të konfirmohet sot në mesditë”, ka thënë Andreeva.

Ndërkohë dje shumë i vendosur se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të ndodhë brenda ditëve ka qenë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Ai ka thënë se Kosova ka zbatuar të gjitha kriteret e nevojshme për liberalizimin e vizave dhe se tanimë kanë mbetur çështje orësh deri te finalizimi. “Mund të them se Kosova ka zbatuar të gjitha kriteret e nevojshme për rekomandimin e vizave nga Brukseli. Prandaj dua të potencoj se procesi për liberalizimin e vizave për Kosovën tanimë nuk është duke i numëruar ditët dhe javët, por mund të themi se është duke i numëruar orët”, theksoi ai./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.