FITORJA

Izmaku: Reagimet e ndërkombëtareve duhet të merren me seriozitet dhe përgjegjësi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Bashkimi Evropian së fundi paralajmëroi masa të reja për Kosovën sa i përket vendimeve të fundit, që janë cilësuar si të njëanshme dhe të pakoordinuara.

“Kosova e ka të qenësishme një raport të besueshëm me përfaqësimin ndërkombëtarë në vend dhe jashtë saj. Edhe në të kaluarën ka pasur procese të rënda ku është dashur një debat i gjerë mbi tema që kanë qenë jopopulliste, por të rëndësishme për vendin si procese”, deklaroi ajo.

Tutje ajo tha se reagimet e fundit ndërkombëtare ndaj autoriteteve Kosovare, duhet të merren me seriozitet dhe përgjegjësi.

“Reagimet ndërkombëtare aktuale ndaj autoriteve qeveritare, duhet të lexohen më seriozisht dhe me shumë përgjegjësi. Nëse një hap para na dërgon në tre hapa mbrapa, ku është rezultati”, deklaroi Izmaku.

Uji Dea

Izmaku tha se Kosova ku është tani me këto njohje dhe zhvillime sipas saj nuk ka arritur vet.

“Deklarata e ambasadës se SHBA-ve, shteteve të tjera të BE-së dhe e fundit përgënjeshtrimi i KFOR-it, për mua do të thotë që nuk ka një dakordim as bashkëpunim. Kosova këtu ku është me këto njohje dhe zhvillim, nuk ka arritur vet”, theksoi ajo.Po ashtu ajo tha se faktori shqiptar duhet të jetë kundër nëse bëhen veprime që humbet bashkëpunimi me perëndimin.

“Ne duhet të flasim me miqtë dhe aleatët tonë. Faktori shqiptar nuk është kundër hapjes së Urës, as kundër shuarjes së institucioneve ilegale serbe në veri, është kundër dhe duhet të jetë në vazhdimësi fuqishëm nëse bëhen veprime që nesër na kthejnë pas dhe humbet aleanca me perëndimin”, u shpreh ajo.

“Më mirë një vit i vonuar sesa një besim i humbur që do t’i kushtoj vendit në të ardhmën, pa marrë parasysh kush do të jetë në krye të qeverisë”, përfundoi anëtarja nga Nisma SocialDemokratike, Xhevahire Izmaku./GazetaBlic/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.